Gojëdhënat për ditën e Shën Gjergjit, festa pagane që festohet kryesisht në Veri të Shqipërisë, por edhe në zona të tjera e vende të tjera përveç Shqipërisë. Është dita që lajmëron fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.
Pa zbardhur akoma drita, njerëzia del e mbledh degë e gjethe arrash, shelgjesh e bimësh të tjera që kanë çelur. Ato vendosen nëpër dyert e shtëpive të veta por edhe të komshinjve. Është sinjali se ka ardhë pranvera. Është dita e Shën Gjergjit më çdo 6 maj dhe është një festë që festohet edhe në vende të tjera, si fjala vjen Bullgaria.
Kur zgjohen, fëmijët marrin një pjesë të degëve të mbeledhura dhe bashkë me prindrit shkojnë, e me degët jeshile spërkasin shtëpi, bagëti e gjithçka ka lidhje me ambjentin, ku ata jetonë. Shilarthi (salanxhaku), me të cilin argëtohen fëmijët dhe ato varen nëpër pemët e gjelbëruara dhe të dekoruara me lule të shumta. Për fëmijët ka edhe dhurata speciale. Është një torbë e dekoruar me qëndisje posaçërisht për ditën e Shën Gjergjit, e mbushur me arra, mollë e fruta të mbetura nga dimri, të ruajtura me kujdes. Fëmijët dalin nëpër rrugët e fshatit me torbat në krahë dhe ndajnë mes tyre frutat e ëmbla i hanë ato si për të lajmëruar se dimri mori fund. Më pas ata shëtisin nëpër livallet me lule i mbledhin dhe bëjnë kurora dhe me to dekorohen vetë dhe i gjithë ambjenti. Fshati merr pamjen e e një parku të mbuluar me lule. Degët e gjelbëruara të shelgut, merren anës lumit dhe me to shkohet tek mulliri dhe tek lugu i mullirit laheshin degët e shelgut dhe fytyra. Më pas degët e shelgut çohen në shtëpi, duke pasur kujdes që të mos preket toka dhe më pas këto degë varen në portën e shtëpisë. Ndërkohë gatimet më të mira të zonave ruhen për atë ditë, për ditën e Shën Gjergjit.
Por, nga vjen kjo festë, ku e ka origjinën? Ka gojëdhëna të shumta për rreth saj. Një prej tyre e sjell historinë, referuar këtyre ghojëdhënave.
/etimiologji.al/
Gojëdhëna për ditën e Shëngjergjit
Dikur, ishte një burrë, punëtor, bujk i mirë e shpianik. Pranvera mori me mot të lig, borë e ngrica. Toka mbeti pa u punue në kohë dhe bagëtia pa ushqim.
Bujku yne ngrihej në çdo agim dhe dilte përjasha të shihte mos ka ndrrue koha. Por, çdo ditë i ftohti e ngricat vazhdonin. Ishte fund prilli e fillim maji.
Edhe atë ag dite, ai doli dhe pa kohën. Një hije e randë i ra në fytyre teksa pa se edhe atë ditë koha s’do ndryshonte. E ashtu ra në mendime të thella. Papritë e pa kujtue para iu shfaq një burre i çuditshëm, i cili e pyeti:
– Pse je i mërzitun kështu ?
– Eh, u pergjigj, – si mos me u merzitë. Toka mbet pa punue, e bagëtia pa ushqim. Pranvera po vonohet.
– S’ka pranverë sivjet, i tha ai tjetri.
Një dridhme e përshkoi si vetima, bujkun. Siç ishte zakoni atëkohe, ai nuk përgjigj menjëherë. E shikoi me përqendrim atë burrë. Pastaj i tha;
– Jo, more zotni. Nuk ban vaki mos me ardhë pranvera. Vonon , por nuk rri pa ardhë.
– Jo pra , i tha ai tjetri me një çkërmitje djallëzore, – s’ka pranverë. E kam ndalë unë pranverën.
– Shqiptari yne e kuptoi se ai ishte i pafeu. Gjaku i gurgulloi në zemër, si uji i kronit të malit. Zemërimi i vloi, por e mbajti veten.
– Po Shën Gjergjin, a mundësh me e ndalë, – e pyeti.
Djalli u dridh si me i pasë hedhë zjarr në fytyrë.
– Jo, Atë nuk mundem me e ndalë, mezi foli.
– Atehëre , mos të qofsha falë,- foli me kryet lart bujku. Na e sjell Shen Gjergji pranverën.
Nga kjo histori që vjen prej brezave bashkë me shprehejn:
Shen Gjergji plak,
E qet veren me dajak.
Sepse ka dy Shën dy ShënGjergja. I Riu në Prill dhe i Vjetri në Maj.
Shen Gjergji ka qënë Shenjti mbrojtës i shqiptarëve. Në Krujë ka qënë Kisha e Madhe e Shën Gjergjit. Këmbana e saj, kur binte, ndihej në të tanë Arbninë.
Me pushtimin turk Kisha e Shën Gjergjit në Kruje, u shemb dhe u kthye ne xhami osmane.
Per nder te Kishes se Krujes, Noli yne e pagezoi Kishen shqiptare ne Boston, Kisha e Shen Gjergjit.
Shen Gjergji është më shumë se i kujtdo një festë shqiptare. Më së shumti festohet në krahinën e Matit.