Kandidati për kryetar bashkie i Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë të Peshkopisë, Sohodollit dhe Maqellarës, të cilat sipas kandidatit demokrat do të kthehen në tri qendra urbane të Dibrës. Shehu u shpreh se qeveria nuk i ka dhënë asnjë lek për Dibrën.
Kandidati Shehu në takim shoqërohej nga deputeti Flamur Noka i cili vlrerësoi kontributin e Shehut për Rrugën e Arbrit. Deputeti i PD-së Flamur Noka tha se Rama e bllokoi investimin sepse kërkonte ryshfet nga firma kineze. Kjo rrugë u nis nga Partia Demokratike dhe do të ndërtohet nga Partia Demokratike: “Pse e bllokoi Rrugën e Arbrit? E nisi PD-ja, në të gjitha hapat e atij procesi ky burrë ka kontribut madhor. E bllokuan. Po pse e bllokuan, megjithëse ishte mbyllur përfundimisht negociata me firmën kineze? Sepse i kërkojnë ryshfetin edhe firmave të huaja këta, përqindjen. Rruga ka ngelur pezull dhe nuk bëhet dhe nuk bëhet derisa të vijë Partia Demokratike në pushtet”.