Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

SHBA nis hetimet për cigaren elektronike, mjekët ngrejnë alarmin për dëmtimet që sjell në shëndet

Nga 27-shi 0

Alarmi që cigaret elektronike janë një rrezik i vërtëtë për shëndetin e njerëzve kanë vënë në panik konsumatorët.

SHBA ka nisur një hetim menjëherë pas rasteve të regjistruara në spital, ku numërohen rreth 153 raste të sëmundjeve të rënda të mushkërive.

Një prej rasteve është edhe ai i një 17 vjeçari i cili është shtruar në gjendje të rëndë, ndërkohë sipas mjekëve kjo ka ardhur si pasojë e përdorimit të cigareve elektronike.

Adoleshenti Tryston Zohfeld, nga Teksasi shkoi në spital pasi mushkritë i ndaluan së funksionuari.

Pasi kaluan 10 ditë, gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej ndërsa mjekët e lidhën me një ventilator që e mbante gjallë. Më pas Tryston-in iu bë një ekzaminim me rreze X dhe rezultoi se mushkritë i kishte tërësisht të bllokuara.

Mjekët i bënë çdo analizë të mundshme por mbetën pa asnjë përgjigje.Më pas zbuluan se shkaku i sëmundjes misterioze ishte pikërisht cigarja elektronike.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej