Shanci i dytë, që Meta po i jep Bashës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shanci i dytë, që Meta po i jep Bashës

23:40 | 10/06/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka një shanc të ri përpara për të marrë kthesën, para se shumica ta dërgojë në Kuvend draftin e reformës. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, e ka ftuar atë në një takim të ri, ndoshta me praninë e diplomatëve perëndimorë, për të diskutuar shansin e fundit që mund ta mbajë atë ende në lojë si kryetar formal të Partisë Demokratike.

Takimi Meta-Basha duhet marrë seriozisht si shanc për opozitën, por dhe personalisht për Lulzim Bashën, për disa arsye.

Arsyeja kryesore është politike. Vetë Basha ka ushqyer opinionin publik me një pritshmëri për aleancë me Ilir Metën, madje duke bërë diversion në shumë ngjarje të dy viteve të fundit. Gjithë skandalet që PD ka sajuar kundër Metës, është përpjekur t’ia faturojë Ramës me shpresën naive se kështu do arrinte një lloj diversioni dhe do të krijonte shanset për një aleancë me Ilir Metën. Kjo e ka zbutur ndjeshëm raportin mes dy partive dhe ka një komunikim informal mes tyre.

Në një farë mënyre, demokratët ja falin Bashës një “po” për Metën, por nuk do t’ia falnin kurrë për Ramën. Dhe kjo nuk është pak.

Fakti që Meta ka bërë një ftesë zyrtare për takim dhe me një konsultim me faktorin ndërkombëtar, e bën më të relaksuar takimin Meta-Basha, se takimin Rama-Basha. Takimi Rama-Basha ishte më shumë nervozizëm politik dhe një përpjekje për të përgjuar njëri-tjetrin kush mund t’ia hidhte, ndërsa në takimin me Metën ndoshta Basha mund të flasë më qetë dhe pa bërë gati fjalim dhe për bisedën dy palëshe. Biles në takimin me Metën nuk ka pse merr dhe dëshmitarë me vete, se Berisha ka besim.

Së dyti, takimi është i vlefshëm dhe për rrugëzgjidhje konkrete dhe të pranueshme për dy palët, nëse Basha vërtet mendon se do të kalojë reformën. Nëse një “Jo” ndaj Ramës e bënte Bashën një farë “heroi” mes demokratëve, një “Jo” ndaj Metës nuk është e njëjta gjë. Ajo i dëshpëron demokratët, pasi ata shpresojnë se së shpejti mund të bëjnë koalicion me njëri-tjetrin dhe nuk duhet ta acarojnë klimën e besimit me njëri-tjetrin.

Së treti, takimi Basha-Meta është dhe një mënyrë që të shikohet nëse Basha ndjehet i trembur nga dalja nga radhët e ndonjë deputeti, apo vazhdon t’i qëndrojë kërcënimit alla “Julius Fuçik” për të vetëdjegur mandatet, në rast se tradhton dikush nga ata që i tradhton çdo ditë.

Siç dihet, Ilir Meta ka mundur të rrisë LSI-në dhe ta bëjë atë një parti vendimtare në vend, falë rrjedhjeve të PD-së, sidomos pas vitit 2013, dhe nëse ka një parti që e rrezikon seriozisht t’i marrë sërish njerëz, është ai.

Ndaj është mirë që ky takim jo vetëm të bëhet, por dhe të shikohet si një test real nëse Basha ka qenë i interesuar për reformën, por nuk e ka lënë Berisha, apo është i interesuar për një shpresë për koalicion me LSI-në dhe mund ta përdorë këtë takim për hedhjen e klimës së besimit.

Partia Socialiste nuk duhet të ndjehet e anashkaluar nga ky takim, por duhet ta inkurajojë atë të kryhet sa më shpejt dhe të provohet nëse ka apo s’ka vullnet përfundimisht tek PD për reformën. Nëse Meta ja del t’i marrë votën për draftin që mbron Venecia, SHBA, BE, PS, dhe LSI, ai padiskutim ka meritat e veta në këtë histori. Nëse nuk ja arrin, ai nuk ka humbur asgjë, por Basha ka humbur një shans që së paku të mbante një derë hapur me LSI dhe për reformën zgjedhore.

Pas kësaj, ai do të përballet me një përpjekje të gjerë të shumicës dhe Perëndimit për të siguruar dy të tretat e votave, dhe ajo do të jetë fundi i tij dhe fatkeqësisht dhe i PD-së. Ilir Meta po i bën një nder më të madh seç i ka bërë në vitin 2011, kur e bëri me zor kryetar bashkie. Po përpiqet ta bëjë me zor kryetar PD-je. Po në këtë rast nuk i gjejmë dot vota jashtë kutive për ta bërë kryetar. Duhet të gjejë ai pak kurajo brenda vetes, t’i thotë “Jo” Berishës dhe “Po” reformës. Nëse mundet, natyrisht!

/gazetatema.net/

Etiketa: diplomatët perëndimorëdiversionIlir MetaJulius Fuçikklima e besimitkthesëLulzim BashaMero Baze

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kosova dhe Shqipëria, kaosin e kanë prej babëzisë së elitave

Ligjërimi politik Rama-Berisha, ka sosur në formë bejtesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com