Napoli dhe Juventus thyejnë rekorde të vendosura më parë për numrin e fitoreve rresht. Skuadra e Sarri-t arriti të fitojë në Romë ndaj Lazio-s, falë golave të Higuain dhe Callejon, duke arritur numrin e 7 fitoreve rresht të Napolit kampion të Maradonës.
Kurse, Juventus, ndjekës i Napolit ka thyer rekordin e mëparshëm vendosur nga Antonio Conte. 13 fitore rresht u shënuan sot pas një mbrëmje aspak spektakolare me Genoa në Juventus Stadium, ku rezultati u përcaktua falë një autogoli të De Mayo.
Milan vazhdoi serinë e rezultateve pozitive duke mundur në Palermo vendasit 2 me 0, ndërsa Inter me hall të madh ka fituar ndaj Chievo Verona në San Siro me një gol krejt rastësor të Icardi.
Seria A takimin e rradhës e ka në fundjavë.