Nezir Mehmetaj akuzohet për krime lufte nga Serbia dhe Gjykata në Beograd ka caktuar masën e arrestit me burg për 48 orë. Nuk dihej ende para këtij vendimi se për çfarë ishte arrestuar kosovari i cili prej 25 vitesh jetonte në Zvicër por tashmë është zbuluar dhe arsyeja se pse ai ishte në “Stop Listë” nga autoritetet serbe.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e dënoi arrestimin e tij dhe u zotua se Nezir Mehmetaj do të lirohej.