Serbët dëshmojnë publikisht se janë një popull i prapambetur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbët dëshmojnë publikisht se janë një popull i prapambetur

19:22 | 31/12/2018
në Uncategorized
0

Nga Mentor Kikia

Këtë fundjavë serbët dëshmuan atë që ne e dinim, që janë një popull dhe shoqëri e prapambetur. Dhjetra mijëra njerëz dolën në rrugët dhe sheshet e Beogradit(Fotot më poshtë, të shtunën në mbrëmje). Ata kërkojnë largimin e presidentit Vuçiç. E akuzojnë se ia ka dorëzuar pushtetin oligarkisë, ka blerë mediat dhe ka ngushtuar demokracinë.

Në epokën e teknologjisë, dhe në kohën kur ne shqiptarët edhe autostradat i ndërtojë në kompjuter, në versionin 3D dhe vetëm i printojmë, serbët nuk kanë as Facebook, as Twitter dhe dalin në protestë si në mesin e shekullit të kaluar. Kishin marrë madje edhe fëmijët me vete, duke shkelur konventat për të drejtat e fëmijëve, dhe për të dëshmuar se e keqja trashëgohet nga njëri brez në tjetrin.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ndërsa këtë fundjavë ne treguan klasin tonë civil dhe qytetar. Në respekt të të drejtave, fëmijët tanë ne i çuam të shëtisnin e të argëtoheshin. Tek “Toptani” nuk kishte vende parkimi, tek TEG duhej një orë të kaloje rrethrrotullimin. Madje, më thanë se edhe tek Shaba në Vishnje, që bën mish në saç, nuk kishte vende parkimi e makinat ishin parkuar nëpër arat e fshatarëve.

Dhe, ndërkohë që psonisnim e hanim, në protestonin në mënyrë të qytetëruar në “versionin 3D”, në facebook. Hidhnim foto, video, statuse, citate, meme, deklarata, bënim share, like, zemra të kuqe, shanim qeverinë, shanim opozitën(por më shumë shanim njëri-tjetrin). Dhe në fund arritëm në përfundimin që kjo qeveri e ka mbaruar misionin e vet dhe largimi është thjeshtë çështje ditësh. Por, se sa ditë…., këtë nuk e kemi përcaktuar akoma.

Ndërkohë, një grusht njerëzish, ca emigrantë, ca studentë, ca artistë, ca minatorë e ca qytetarë aspak të qytetëruar, ishin mbledhur para kryeministrisë, në një përpjekje të dështuar për të na prishur imazhin tonë civil. Madje pashë edhe një burrë që kishte djalin “kala-qafë”, që donte të imitonte modelin serb. Por kjo mbeti një përpjekje e izoluar, pasi në dëshmuam se jemi një shoqëri e kulturuar.
Tani të mos e zgjasim, të nisim protestën në fb edhe për sot, në ditën e fundit të vitit:
Unë mendoj se qeveria është e korruptuar. Opozita është e paaftë dhe pa alternativë, ndaj duhet të ikin të dyja.
Kush është dakord të bëjë “Share”.
Të bëjmë 1000 “Share” që të largohet Rama. Ose 1001 që të iki edhe Basha.
Të bëjmë 100.000 “Like”, për inat të serbëve. Tregojeni veten që jeni shqiptarë. Po mundët bëni edhe shqiponjën me duar, por kjo nuk është kusht.

Etiketa: Mentor KikiaprotestëSerbi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Eurozona i jep fund prerjes “500 Euro”

Eurozona i jep fund prerjes "500 Euro"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com