Unifromat blu kanë rinisur operacionet për zbulimin e planacioneve me kanabis.
Ditën e sotme është gjetur nje sasi prej plot 2,500 rrënjësh të gatshme për t’u mbjellë në një fshat të Peqinit.
Në pranga është vënë shtetasi M.Kulla si dhe një 30-vjeçare me inicialet V.M.
Sipas policisë, bimët narkotike do të mbilleshin në zonën malore të fshatit Pajovë.
Kryeprokurori Çela, gjatë raportit për vitin 2019, ditën e djeshme tha se është rritur kultivimi i kanabisit në 4 qarqe të vendit. Ai tha se mungon bashkëpunimi mes prokurorisë dhe policisë për të gjetur arsyen pse ka ndodhur kjo rritje.
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...









