Sektorët që paguan më shumë punonjësit në 2017-n, zbuloni profesionet më fitimprurëse në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sektorët që paguan më shumë punonjësit në 2017-n, zbuloni profesionet më fitimprurëse në Shqipëri

09:39 | 31/05/2018
në Uncategorized
0

Nëse jeni në kërkim të një pune që paguhet mirë, bankat dhe shoqëritë e sigurimit do të ishin idealet. Sipas të dhënave të INSTAT, të përditësuara për 2017-n, “aktivitetet financiare dhe të sigurimeve” kishin pagën më të lartë mesatare në ekonomi, me gati 104 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 2.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Paga mesatare për bankat e sigurimet është dy herë më e lartë se mesatarja për të gjithë aktivitetet ekonomike.

Por ka vetëm një problem. Të paktën sektori bankar prej disa vitesh nuk po zgjerohet dhe si rrjedhojë po merr fare pak punonjës të rinj. Të dhëna të tjera të Shoqatës së Bankave tregojnë se në banka, deri në fund të vitit 2017, punonin gati 6900 punonjës, apo 56 më pak se një vit më parë.

Për më tepër, sistemi bankar është në fazë përqendrimi. Pas përthithjes së Veneto Banka nga Intesa Sanpaolo dhe blerjes së Bankës Kombëtare Greke (NBG) nga Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI Bank), numri i bankave në sistem është ulur nga 16 në 14. Të paktën edhe dy banka të tjera, Tirana Bank dhe Societe Generale janë në shitje, duke ulur oreksin e sistemit për të marrë në punë punonjës të rinj.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

 

Paga mesatare në ekonomi u rrit me 3% në 2017-n, kryeson administrata shtetërore

Paga mesatare për të gjitha aktivitetet ekonomike në vend ishte 48,966 lekë, sipas të dhënave të INSTAT, me një rritje prej 3% me bazë vjetore në krahasim me 2016-n.

Pas aktivitetit financiar e të sigurimeve, sektori që paguan më shumë punonjësit është ai i “Informacioni dhe komunikacionit”, me rreth 74 mijë lekë në muaj. Paga në këtë sektor është ulur me 2.5% në 2017-n (i vetmi aktivitet që raporton rënie), teksa largimi i operatorit të katërt celular, Plus Communication, në gjysmën e dytë të vitit dhe rënia e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare rezulton të jetë shoqëruar dhe me ulje të pagave.

Bankat dhe telekomunikacionet janë në fakt dhe sektorët më të formalizuar në ekonomi, duke deklaruar pagat reale. INSTAT i raporton të dhënat bazuar në informacionin që merr nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe përpunime të vetat.

Sektori i tretë me paga më të larta është ai shtetëror, me pagën mesatare në administratën publike që ka arritur në rreth 60 mijë lekë. Administrata publike ka qenë më me fat në 2017-n, pasi ka përfituar  një rritje mesatare prej 6.7%.

Pas administratës, në vend të katërt renditen “Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; Aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse” (55,939 lekë); “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera” (49,426 lekë); Ndërtimi (43,103 lekë); “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit” (40,390 lekë).

Më pak të paguarat janë “Bujqësi, Silvikulturë dhe Peshkim” (36,264 lekë) dhe “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” (34,627 lekë)- shiko grafikun e parë.

Profesionet, pa dyshim që drejtuesit paguhen më shumë

Një tjetër tregues që raporton INSTAT, është ai i pagave sipas profesioneve. Në vend të parë janë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me një pagë mesatare mujore prej rreth 95 mijë lekësh, me një rëni efare të lehtë në raport me vitin 2016.

Në vend të dytë janë “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, me një pagë mujore prej rreth 66.3 mijë lekësh, me një rritje prej 2.6% në raport me një vit më parë.

Të tretët janë punonjësit e Forcave të Armatosura, që paguhen mesatarisht 58 mijë lekë në muaj dhe kanë pasur një rritje më të lartë se të tjerët, me 7.5%.

Më pas renditen teknikët, nëpunësit dhe në fund punëtorët e pakualifikuar dhe ata të bujqësisë. Për pagat e ulëta është shënuar dhe rritja më e lartë në 2017-n (shiko grafikun e dytë).

http://www.monitor.al/sektoret-qe-paguan-shume-punonjesit-ne-2017-n-zbuloni-profesionet-fitimprurese/

Etiketa: instatprofesionepunësektor

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
12-vjeçarja në Shkodër vret veten, ëndrra për futbollin që mbeti në mes

12-vjeçarja në Shkodër vret veten, ëndrra për futbollin që mbeti në mes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com