Satira arvanitase botohej në gjuhën shqipe në Greqinë e dikurshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Satira arvanitase botohej në gjuhën shqipe në Greqinë e dikurshme

13:14 | 02/04/2017
në Uncategorized
0

Satira arvanitase të botuara në gjuhën shqipe në gazetën greke “ΤΟ ΦΩΣ” në vitin 1860.

Nga Arben Llalla

Në revistën “Besa” të vitit 1989, studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola, shkruan për një gazetë satirike-politike që u botua në fillim të vitit 1860 në Athinë. Emri i gazetës satirike-politike ishte “ΤΟ ΦΩΣ” (Drita), të cilën e shkruante pothuaj të tërën Sofoklis Karidhis. Sofoklis Karidhis, sipas dokumenteve historike, cilësohej se ishte një gazetar shumë i zgjuar, me ide demokratike që luftonte shkeljet e shpeshta flagrante të pushtetit të atëhershëm në Greqi, një pushtet që shprehej me xhandarin, prokurorin dhe mbretin. Pasojë e polemikës antipushtetare të Sofoklis Karidhis ishin përpjekjet e përsëritura kundër gazetës së tij, e cila u mbyll përfundimisht në nëntor të vitit 1861. Ndjekje të egër ndaj Karidhit dhe gazetës së tij ndërmori prokurori i atëhershëm penal, Muxuridhis, por të cilin Karidhis e kundërshtonte me penën e mprehtë satirike sapo herë gjente rastin.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në dokumentet historike të arkivës së “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” nuk gjejmë prejardhjen e Sofokli Karidhit, por sot të bën përshtypje se të gjitha vjershat satirike shqipe që u botuan në gazetën “ΤΟ ΦΩΣ”, ai nuk i përkthente në gjuhën greke, por i botonte në gjuhën shqipe, gjë që do të thotë se nuk ishte nevoja, pasi shumë lexues të gazetës ishin arvanitas. Kjo ngjan e çuditshme sot, sepse në ato vite bëhej gjithçka që të harrohej historia dhe gjuha e vërtetë e popullit shqiptar në Greqi.

Historiani i huaj i atyre viteve, G. Finlei shkruante: “Megjithëse për më se një çerekshekulli është kryeqytet i mbretërisë (Athina), njeriu dëgjon gjuhën shqipe nga fëmijë që lozin rrugicave në Thisio dhe në Portën e Adrianit”. (G. Finlei: “Historia e Revolucionit Grek”, botim “Atlas” XX, f.28). Këtë historiani Finlei, e vëren në të njëjtën periudhë që qarkullon edhe gazeta “Drita”.

Duke lexuar dokumentet historike për satirat që botoi Sofoklis Karidhis, vërejmë se nuk përmendet autori i tyre. Në disa raste thuhet që vjersha e botuar vjen nga ujdhesa e ishullit Speca dhe në tjetër rast vjen nga ishulli i Hidrës.

Edhe në vjershën e mëposhtme “Ministrat arvanitas”, e cila është botuar në faqen e 41 të gazetës “ΤΟ ΦΩΣ”, që vjen tek ne si një dokument historik, për letërsinë e gjuhës shqipe, Karidhi nuk e përmend krijuesin e saj.

Poezia fshikullon paaftësinë e pushtetit përgjithësisht, por nuk mungon edhe polemika ndaj përndjekësit të përhershëm të gazetës “Drita”, Muxuridhi, që vazhdon të ndjekë Karidhin dhe gazetën e tij.

Poezia satirike-politike “Ministrat arvanitas” është ribotuar në vitin 1866 nga intelektuali arbëresh i Italisë, Dhimitër Kamarda dhe gjendet në “Gramatologjia Komparata Sulla lingua albaneze per Memetrio Kamarda. Prato 1866”, f. 86-88.

Ministrat Arvanitas

Kemi gjasht Ipurgo

nuk vëlenjën një lepto.

Kemi sum vulefti

nuk vëlenjën po një-di.

Kemi edhe një Muxuridh Kemi edhe një Muxuridh

do na muxurisnj sit. do na përlyejë sytë.

Mir bën edhe Karidhi Mirë bën edhe Karidhi

çë thëret vre Muxuridhi që thërret: bre, Muxuridh.

Edhe ipurgi bën mir Edhe ministri bën mirë

t’ë dërgonj ndë Sirë të dërgojë në Zyrë

të ikënj edhe ga këtu të na iki edhe nga këtu

pse u tha, e u bën dru. pse u tha, e u bë dru.

Këto thom, edhe s’thom më Këto i thomë, edhe s’thomë më

Pse ndë filaqi më vë. Sepse në burg më vë.

Të lidhura*

Nani te kresmat te bedha Tani të kreshmë te bytha

prifti breke nuku ka prifti brekë nuk ka

ti japem ter ga nj qep t’i japim të tërë nga një qep

ti bejm priftit brek ti bëjmë priftit brekë.

Nani te kresmat te bedha Tani të kreshmë te bytha

prfiti ksule nuku ka prifti ksul nuk ka

ti japem ter ga nj pule t’i japim të tërë nga një pulë

ti bejm priftit ksule. t’i bëjmë prifti ksul.

Bera lja te çjonj nj hije Bëra lart të shoh një hije

çjova nj vajz me ca qe gjeta një vajzë me ca qe.

Kuja je moi vaizezo Kuja je moj vajzë?

Jam i Mitro-Kaptanit Jam e Mitro Kapedanit

çj fsin bithen te tigani që fshin bythën të tiganit.

Moi moz jemi sigjeni Moj mos jemi kushërinj?

Jemi kusiri te dit Jemi kushëri të dytë

sa ai cjapi me’ ato dhit. Sa ai cjapi me ato dhitë.

* Të Lidhura quhen nga arvanitasit këngët satirike që këndohen ditët e karnavaleve.

Etiketa: arben llalladritaG. Finleigjuha shqipeHistoria e Revolucionit Greksatira arvanitaseSofoklis KaridhisΤΟ ΦΩΣ

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Jetë qeni… Foto LSA/ Gent Shkullaku

Jetë qeni... Foto LSA/ Gent Shkullaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com