Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar ditën e sotme kapjen e eurove ne Portin e Durrësit.
Demokrati ka shkuar në Kuvend me “Toyota Yaris”, ndërsa pasi ka zbritur ka marrë me vete edhe disa “çanta me euro”.
Të dielën në dy makina “Toyota Yaris” u sekuestruan 3,4 milionë euro, e për Partinë Demokratike deputeti Taulant Balla ka një lidhje direkte me shumën e në fjalë.