Sa kohë pas infektimit mund të jeni imun ndaj Covid-19 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa kohë pas infektimit mund të jeni imun ndaj Covid-19

09:40 | 28/10/2020
në Bota, Kryesore
0

Në studim i ri, i bërë në shkallë të gjerë në Britaninë e Madhe tregon se pas infektimit me COVID-19 imuniteti bie shumë më shpejt se sa mendohej, sidomos tek të moshuarit. Verifikimi i fakteve na tregon çfarë dimë.

“Unë jam imun”, tha Donald Trump kur u kthye në fushatën elektorale pasi kapërceu sëmundjen me COVID-19 dhe i tha publikut se do donte më mirë që ta puthte. Personi më i rëndësishëm në botë që u i infektua me Corona në fund nuk i puthi fare njerëzit në publik, dhe bëri mirë që nuk i puthi. Sepse sipas studimeve aktuale nuk dihet faktikisht nëse presidenti është imun apo jo.

Çështja e imunitetit e ka shoqëruar pandeminë e Coronës që në orët e para. Duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të infeksioneve në Europë, Amerikën Veriore dhe Amerikën Jugore, çështja e imunitetit është shumë e rëndësishme. Një studim i ri ka ulur shpresat për ekzistencën e imunitetit natyror, pa vaksinë. Studiues të Imperial College London kanë bërë analizat e 365.000 vetëve në Angli dhe kanë gjetur shenja se imuniteti bie me kalimin e kohës. Çfarë dihet deri tani shiheni në verifikimin e fakteve nga DW:

Read more

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Sa kohë mbetet njeriu imun mbas sëmundjes me COVID-19?

Kjo varet nga shumë faktorë. Për shembull nga mosha, siç thotë një studim i bërë nga Imperial College në Londër: Tek njerëzit me moshë më të madhe se 75 vjeç është vënë re kthim më i shpejtë i antitrupave të krijuar se sa tek më të rinjtë. Po ashtu krijimi i antitrupave varet nga grada e sëmundjes së kaluar. Për çudi numri i antitrupave ra më pak tek punonjësit e sistemit të shëndetësisë, gjë që tregon për përsëritje të infektimit ose ekspozim më të madh ndaj virusit të Coronës, thonë studiuesit. Pra imuniteti zgjat disa javë ose disa muaj, kjo varet nga personi që infektohet.

Në një studim tjetër të Harvard Medical School dhe të Universitetit të Torontos studiuesit nxorrën se sasia e madhe e antitrupave zgjaste dy deri katër javë pas infektimit, pastaj fillonte të binte. Niveli i antitrupave ka mbetur katër muaj i lartë, prandaj “ka shumë mundësi që në këtë periudhë njeriu të jetë i mbrojtur”, thotë drejtuesja e studimit, Richelle Charles. Por as ky studim nuk është dëshmi faktike për mbrojtjen. Pyetja për qëndrueshmërinë e imunitetit kundrejt virusit të ri të Coronës, mbetet fillimisht pa përgjigje.

Pse ka deklarata të ndryshme për imunitetin?

Kjo ka të bëjë me llojin e analizave, periudhën ose madhësinë e studimit. Kështu për shembull, studiuesit kanë nxjerrë në studime të ndryshme të bëra në Nju Jork se 20 përqind e popullsisë së cilës i janë bërë analizat ka pasur antitrupa, më Heinsberg të Gjermanisë kanë gjetur antitrupa tek 15 përqind dhe në pikën turistike austriake të skive, Ischgl, antitrupa ka pasur 40 përqind e të analizuarve. Të tre këto vende kanë qenë pika të nxehta gjatë valës së parë të Coronës, por vlerat e matura atje kanë qenë të ndryshme. Në Kinë, ku virusi u verifikua fillimisht, mjekët kanë gjetur në një studim të vogël, se njerëzit që kanë kaluar infektimin me Corona pa pasur simptoma, nuk kanë pasur më antitrupa në gjak pas dy muajsh. Kurse në SHBA, shkencëtarët e Universitetit të Arizonës kanë qenë më të sigurt. Duke analizuar 6 000 vetë ata kanë parë dëshmi “se imuniteti mbetet stabil të paktën pesë muaj rresht”, siç deklaron imunobiologia, Deepta Bhattacharya.

Dhe tani studiuesit e Imperial College  kanë parë se nga fillimi i qershorit deri në fund të shtatorit pjesa e popullsisë që ka pasur antitrupa ka rënë nga 6 në 4,4 përqind. Kjo flet për zgjatje më të vogël të imunitetit. Por edhe verifikimi i antitrupave në gjak është gjë e vështirë. Rezultatet e studimit janë të ndryshme, edhe sepse disa studime kanë qenë deri tani në gjendje fillestare dhe nuk kanë kaluar procesin e kontrollit shkencor  (edhe studimi i bërë nga Imperial College në Londër).  Në fund të fundit çështja e imunitetit nuk është studiuar sa duhet. Këtë e pohojnë shumë studiues.

A duhet të vazhdojë masat mbrojtëse ai që ka kaluar sëmundjen me COVID-19?

Po, duhet. Nga pikëpamja ligjore nuk bëhen dallime midis njerëzve para ose pas sëmundjes me COVID-19. Masat mbrojtëse që janë të ndryshme nga vendi në vend, dhe në Gjermani edhe nga rajoni në rajon vlejnë për të gjithë njerëzit dhe janë pjesërisht të lidhura me dënime të mëdha. Nga pikëpamja mjekësore njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes edhe pasi kanë kaluar sëmundjen me COVID-19. Sepse, e para nuk dihet sa zgjat imuniteti dhe e dyta, dihet se ka pasur disa raste të reinfektimit. “Edhe nëse një analizë e bërë tregon për antitrupa, personi duhet të vazhdojë të respektojë masat e sigurisë kombëtare si për shembull ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe bërjen e analizave kur shfaqen simptomat,” thotë Paul Elliot, Drejtor i Imperial College në Londër.

A ka njerëz që nuk kanë imunitet pasi kanë kaluar sëmundjen me COVID-19?

Për këtë nuk ka dëshmi. Në një studim amerikan të bërë mes ushtarëve të marinës, 41 përqind e personave të cilëve iu bënë analizat nuk kanë pasur në gjak antitrupa të neutralizuar. Në një studim kinez të Universitetit Fudan në Shangai, 6 përqind e personave nuk kanë pasur antitrupa të neutralizuar në gjak. Kjo do të thotë se nuk është e sigurt nëse krijon apo jo imunitet çdo njeri, që infektohet me virusin e ri të Coronës. Instituti gjerman Robert-Koch thotë në përshkrimin e karakteristikave aktuale të virusit të Coronës, se sipas gjendjes aktuale të studimeve vazhdon të jetë e pasigurt, “sa i rregullt, sa i madh dhe sa i gjatë është imuniteti”.DW

Etiketa: COVID-19Donald Trumpmund të jeni imun

Të Lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Para
Epidemiologu: Do marrim vaksina për 30% të popullsisë për këto grupe!

Epidemiologu: Do marrim vaksina për 30% të popullsisë për këto grupe!

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com