“Çfarë çmendie, në këtë orë të vonë të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”.
Këto kanë qenë fjalët që i kanë kushtuar jetën serbit i cili u vra nga shqiptari në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar në Vjenë.
37-vjeçari Perica Gavriloviq, pronar i një lokali, e ka komplimentuar nga ana tjetër e rrugës gruan me të cilën shoqërohej shqiptari nga Kosova.
“Eja këtej”, është shprehur shqiptari duke e qëlluar me thikë. Pas sulmit 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa policia vijon kërkimet për shqiptarin.