• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parlamenti i ri ka 3 studentë ende të padiplomuar dhe 1 deputet që s’ka arsim të lartë

17:00 | 23/08/2017
në Shqiperi
0
SEANCE PARLAMENTARE - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me kerkesen e PD per lirimin nga detyra te anetarit te KQZ, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zevendesimin e tij me nje nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Coba.

SEANCE PARLAMENTARE - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me kerkesen e PD per lirimin nga detyra te anetarit te KQZ, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zevendesimin e tij me nje nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane, Klement Zguri ose Patriot Coba.

Parlamenti i ri ka tre studentë ende të padiplomuar, dhe një deputet që nuk ka arsim të lartë

Parlamenti i ri ka tre studentë ende të padiplomuar, si dhe një deputet që ka deklaruar se nuk ka arsim të lartë. Të tjerët kanë deklaruar diplomim të rregullt në një ose më shumë fusha studimi.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Konkretisht, referuar të dhënave të evidentuara nga Instituti i Studimeve Politike në projektin monitories www.deputetim.al rezulton se parlamenti i ri përbëhet në shumicë nga juristët (36) dhe ekonomistët / financiarët (31).

Disa deputetë kanë më tepër sesa një fakultet, dhe pothuajse të gjitha fakultetet e dyta janë juridik, kryesisht në universitete private ose në universitetet e qyteteve të tjera. Dy deputetë kanë deklaruar studimet juridike jashtë vendit, – njëri në Holandë dhe tjetri në Strugë, shtatë deputetë në tërësi kanë deklaruar përfundimin e studimeve jashtë vendit.

Kategoria e tretë më e përfaqësuar janë mjekët (13) dhe bashkë me ta kemi edhe një farmacist në parlament. Kategori të tjera të përfaqësuara profesionale janë inxhinierët, mësuesit, kimistët dhe më pas veterinerët dhe agronomët.

Në total gjashtë deputetë kanë studiuar shkenca politike ose marrëdhënie ndërkombëtare, gjashtë të tjerë kanë mbaruar akademinë ushtarake apo policore.

Dy deputetë kanë përfunduar Akademinë e Sporteve dhe dy kanë studiuar në arte, njëri në pikturë dhe tjetri në menaxhim arti.

Kur shihen të dhëna të tilla duket se është përmbushur nevoja e madhe që elitat tona politike kanë për njohuri të thelluara në çështjet juridike (funksioni kryesor i parlamentit është shqyrtimi dhe miratimi i ligjeve) dhe në çështjet ekonomike (gjithçka varet nga ekonomia).

Nëse hyjmë në brendësi të dhënat nuk janë aq pozitive: nga 36 deputetë juristë 12 e kanë fakultet të dytë kryesisht part-time, vetëm 3 deputetë janë diplomuar në juridik përpara vitit 1990, 15 deputetë kanë përfunduar studimet juridike në universitete private përfshirë në tre universitete të mbyllura tashmë, dhe vetëm 10 nga 36 deputetë kanë përfunduar studimet e rregullta në Universitetin e Tiranës. I njëjti arsyetim vlen edhe për ekonomistët e dhe financën, kryesisht të diplomuar në UT ose në universitete të tjera, përfshirë disa universitete periferike ose private.

Për transparencë ia vlen të theksohet se kryeministri aktual ka studiuar pikturë, kryetari i shumicës parlamentare ka studiuar biokimi, kryetari i pakicës parlamentare ka studiuar gjeologji miniera, – një tregues se fusha e studimit nuk mbetet një tregues suksesi në karrierë në sistemin tonë partiak e politik.

Lidhur me formimin e avancuar universitar, ia vlen të ndalemi tek : Me titullin “Profesor Doktor” janë 10 deputetë: 4 nga PS (Anastas Angjeli, Besnik Baraj, Evis Kushi dhe Vasilika Hysi), 4 nga PD (Sali Berisha, Tritan Shehu, Valentina Duka dhe Romeo Gurakuqi), si dhe dy nga LSI (Sezai Rokaj dhe Edmond Panariti).

Me titullin “Profesor i Asociuar” janë 6 deputetë, – 4 nga PS (Englantina Gjermeni, Mirela Kumbaro, Ismet Beqiraj dhe Andrea Marto), si dhe 2 nga PD (Luciano Boci dhe Fatbardha Kadiu).

Me gradën shkencore “Doktor i Shkencave” janë 17 deputetë, 11 nga PS (Shameti, Spahiu, Balla, Golemi, Kodheli, Ahmetaj, Gjylameti, Gjebrea, Manastirliu, Hyseni dhe Bello), 4 nga PD (Tabaku, Duma, Shehi dhe Pampuri), si dhe dy nga LSI (Kryemadhi e Tavo).

Në total 33 nga 140 deputetët kanë grada të larta shkencore, ndërkohë që katër deputetë vijojnë studimet doktorale, si dhe mbi 20 kanë njoftuar në CV e tyre se kanë përfunduar studimet master. Dy partitë e tjera, PDIU e PSD nuk kanë deputet me tituj shkencorë.

/Instituti i Studimeve Politike/

Etiketa: deputetëdiplomaParlamenttituj shkencore

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Për politika bashkëkohore të kujtesës

Për politika bashkëkohore të kujtesës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja kur dhe si do arrestohet Arben Ahmetaj –

Ja kur dhe si do arrestohet Arben Ahmetaj –

21:47 | 21/03/2023
Pas çdo sulmi që i bëhet asaj, ndodh sepse… –

Pas çdo sulmi që i bëhet asaj, ndodh sepse… –

21:35 | 21/03/2023
‘170 mijë personave me aftësi të kufizuara s’u lejohet të votojnë’ –

‘170 mijë personave me aftësi të kufizuara s’u lejohet të votojnë’ –

21:25 | 21/03/2023
Tjetër aksident në Tiranë nga autobusët e “Go Green” (VIDEO) –

Tjetër aksident në Tiranë nga autobusët e “Go Green” (VIDEO) –

21:19 | 21/03/2023
Shtatë arsye pse është mirë të hani mollë jeshile –

Shtatë arsye pse është mirë të hani mollë jeshile –

21:11 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ja kur dhe si do arrestohet Arben Ahmetaj –
  • Pas çdo sulmi që i bëhet asaj, ndodh sepse… –
  • ‘170 mijë personave me aftësi të kufizuara s’u lejohet të votojnë’ –
  • Tjetër aksident në Tiranë nga autobusët e “Go Green” (VIDEO) –
  • Shtatë arsye pse është mirë të hani mollë jeshile –
  • Vuçiç e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja kur dhe si do arrestohet Arben Ahmetaj –
  • Pas çdo sulmi që i bëhet asaj, ndodh sepse… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com