Për politika bashkëkohore të kujtesës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për politika bashkëkohore të kujtesës

17:16 | 23/08/2017
në Shqiperi
0

Nga Gentiana Sula

*Fjala e rastit e mbajtur në sympoziumin organizuar nga AIDSSH dhe Muzeu Kombëtar, me rastin e 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit.

Të nderuar ambasadorë të Gjermanisë, Kombeve të Bashkuara, Cekisë, Polonisë, të nderuar pjesmarrës,

Read more

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Jam sot këtu përpara jush me 2 kapela: atë të Kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe atë të përfaqësueses së Shqipërisë në Rrjetin Europian të Kujtesës e Solidaritetit (ENSR). Meqë zelli dhe pasioni për politikat e kujtesës nuk më ka munguar asnjëherë, jam aty dhe anëtare e bordit këshillimor, por ne fakt jam ende më shumë duke mësuar.

ENSR është një rrjet që mbledh vende të ndryshme nga Europa, si Gjermania, Polonia, Austria, Çekia, Rumania, Hungaria, etj., dhe tenton të zgjerohet në Ballkan e më tej në Lindjen tonë, me Shqipërinë që aderoi me inciativë të MMSR në vitin 2015 dhe më dërgoi mua atje me një mandat 5-vjeçar.

Ky rrjet është aktivisht i përfshirë në diskutimin ndërkombëtar mbi historinë dhe kujtesën e historisë së re, asaj të shekullit XX, që ndonëse më moderni, nuk qe më i miri. U përfshi nga 2 Luftëra Botërore dhe zhyti gjysmën e Europës në diktaturë. Prodhoi sisteme totalitare fashiste dhe staliniste, genocide, miliona të vdekur, të humbur, të deportuar, të burgosur. La një shoqëri të përçarë me mure të dukshme e të padukshme ende sot.

ENSR bën çmos që ta strukturojë debatin ndërkombëtar në këtë fushë dhe ta bëjë sa me konstruktiv. Besoj fort se Shqipëria do të bëjë politika të vetat të memories të mira, kur e kupton thellësisht që vetë historia e saj ka dhe dimension rajonal, dhe ndërkombëtar, edhe atëherë kur do të bëhet pjesë e të kuptuarit të historisë së vet në një kontekst më të gjerë.

Memoria historike është në themel të identitetit dhe trashëgimisë së individëve e bashkësive. Ajo luan rol në ndërtimin e raporteve mes grupeve të ndryshme të shoqërisë, brenda vendit. Por ajo luan rol edhe në ndërtimin e raporteve mes vendeve të ndryshme.

Mundet gjithashtu të jetë dhe burim i tensioneve apo konflikteve.

Iniciativa të tilla si muze, ekspozita, monumente, letërsi, filma dokumentarë e historikë apo ëeb faqe e punë krijuese e artistike të tjera, luajnë të gjitha rol në krijimin dhe zhvillimin e një pikëpamjeje historike të individëve e grupeve të caktuara, dhe janë të gjitha mjete komunikimi të diskutimit kombëtar apo ndërkombëtar.

Këto aktivitete influencohen në fakt, në faktorë politikë, direktë apo indirektë, qoftë edhe vetëm se financohen nga burime publike e kthehen në instrumente të politikave të memories e janë shumë të rëndësishme për jetët e njerëzve dhe komunikimin mes tyre. Po siç na mëson Hannah Arendt, “çështjet e politikave janë shumë serioze për t’ia lënë politikanëve”. Prandaj na takon ne profesionistëve te ketyre subjekteve të merremi seriozisht me këtë punë.

Cilët janë këto instrumente? Këta aktorë?

Një instrument i tillë është edhe AIDSSH. Është ky muze. Janë muzetë e rretheve. Varrezat e dëshmorëve. Librat e botuar për LANÇ; lapidarët që përkujtojnë veprat heroike të dëshmorëve kundër nazifashizmit. Janë disa memoriale që shenjojnë krimet e diktaturës dhe disa të tjera që po planifikohen, etj. Janë shoqatat e ndryshme që synojnë kujtesën, ato të veteranëve të Luftës Antifashiste, ato të përkujtimit të viktimave të diktaturës, studiues, aktivistë, të mbijetuar e sidomos familjarë të të mbijetuarve apo viktimave që nuk ia dolën dot.

Ne, profesionistët dhe aktivistët e zhvillimit dhe zbatimit të politikave të memories duhet të mos harrojmë se pavarësisht arsyeve që na motivojnë në punën tonë, të mos harrojmë qëllimin final: që duhet të promovojmë paqe dhe harmoni në bashkësinë tonë, t’i shërbejmë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe kohezionit shoqëror, të bindur se objektivizmi, hapja dhe toleranca janë mënyra më e mirë se si rishqyrtohet historia dhe trajtohet trashëgimia jonë e përbashkët, dhe se si ndërtohet diskutimi mbi historinë mes vetes e me vendet e tjera.

Mendoj se biem dakord se mënyra se si i përkujtojmë ngjarjet tona, ato të shekullit XX, shpesh krijon tension mes nesh. Narrativat tona për te ngjarjet janë shpesh jokonverguese dhe prandaj ndonjehere përçarëse. Prandaj ju kërkoj modestisht juve që keni ndoshta dekada që merreni me memorien, të reflektojmë së bashku për parimet e shëndosha të mënyrës se si duhet kujtuar.

Do të përmend shkurtimisht këto parime që ka formuluar ENSR e që shumë shpejt do t’i prozohen të gjitha institucioneve dhe aktorëve të memories, për t’i bërë të vetat:

  1. Të paraqiten këndvështrime të ndryshme

Që do të thotë se çdo iniciativë për diskutimin e historisë të synojë që të ftojë këndvështrime, arsyetime dhe argumente nga të gjitha palët që janë përfshirë në ngjarjet e caktuara që diskutohen. Paraqitjet afirmative të koncepteve për botën që janë totalitariste, raciste apo shoviniste, sigurisht që janë të papranueshme.

  1. Të evitohen shprehjet deterministe

Që do të thotë se ne që jemi aktorë të politikave të memories duhet të bëjmë çmos që të evitohen sugjerime të prera për audiencën tonë, për gjoja lidhje permanente shkak-pasojë të relacioneve mes njerëzve dhe popujve.

  1. Të evitohen përgjithësimet

Përmbajtja e të gjitha projekteve tona të politikave të memories duhet të jetë proporcionale me natyrën dhe qëllimin e fenomenit historik me të cilin ato lidhen. Fakte individuale me domethënie pozitive e negative, edhe nëse janë të verifikuara nga pikëpamja historike, nuk duhet të përdoren për të ilustruar sjellje të një komuniteti të tërë. Çdo fakt duhet të përdoret në kontekstin që reflekton vendinaktual që ka në historinë e bashkësisë përkatëse.

  1. T’i trajtojmë figurat historike si individë

Me qëllim që të evitohet krijimi dhe shpërndarja e stereotipeve të cilat mund t’i atribuohen gjithë bashkësisë, kur të portretizojmë aksione historike të lavdërueshme apo krime, personat që marrin pjesë në ngjarje, të paraqiten sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë të individualizuar.

  1. Të sigurohet një bazë gjenuine historike

Përfshirja e historive tërësisht “fiction” (të sajuara, letrare) mbi historinë, përbën risk që me dashje apo pa dashje të shtrembërohet e kaluara. Për këtë arsye, ne që jem pjesë aktive e krijimit të memories, qoftë edhe përmes financimit të projekteve të ndryshme të dokumentimit, duhet të bëjmë çmos që shifrat dhe faktet të jenë sa më afër kontekstit historik dhe së vërtetës.

  1. Të përdorim njohuritë e nivelit akademik si burime

Për sa i përket kontekstit historik, çdo diskutim mbi politikat e memories duhet të bazohet në gjetje akademike që lidhen me përmbajtjen që po trajtohet. Gjatë punës, çdo përmbajtje duhet të ballafaqohet e të diskutohet me akademikë të njohur dhe certifikuar për njohuritë specifike dhe njohuritë e duhura për këtë punë. Të gjithë ne, për çdo produkt duhet të publikojmë proceset e konsultimit, akademikët që kanë marrë pjesë dhe kreditë e tyre, kudo ku ata marrin pjesë, qofshin filma apo ekspozita, etj.

Në këtë mbledhje dëshiroj të ftoj të gjithë ata që merren me politikat e kujtesës në vend të diskutojmë mbi këto parime të mënyrës se si kujtojmë dhe të nënshkruajmë standardet ndërkombëtare të kujtesës që propozon ENSR.

Po ashtu, në emër të AIDSSH ju njoftoj se do t’i propozojmë Kuvendit që të aprovojë 23 gushtin, Ditën e Fjongos së Zezë, si ditën e përkujtimit të viktimave të sistemeve totalitare.

Sistemet totalitare duken larg tani dhe histori e përfunduar. Por më lejoni të citoj përsëri Hannah Arendt, kur thotë: “Subjekti ideal i regjimit totalitar nuk është nazisti i bindur apo komunisti i dedikuar, por njerëzit për të cilët nuk ka dallim fakti nga trillimi, apo e vërteta nga gënjeshtra”.

 

Etiketa: AIDSSHdosjeGentiana Sulakomunizmimuzeu kombetar

Të Lidhura

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

nga 27 ok
15:45 | 28/04/2025
0

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral...

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

nga 27 ok
15:42 | 28/04/2025
0

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit...

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

nga 27 ok
18:45 | 18/04/2025
0

Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një...

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

nga 27 ok
16:02 | 06/04/2025
0

Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit...

Para
Mashtruesi që paraqitet si Kryeministër i Republikës Çame, i dënuar për vjedhje e mashtrim/ Vendimi

Mashtruesi që paraqitet si Kryeministër i Republikës Çame, i dënuar për vjedhje e mashtrim/ Vendimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com