Sa dua të të besoj Rudinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa dua të të besoj Rudinë

09:44 | 25/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Alketa Ipeku
Kam kohë që po të dëgjoj Rudinë, tek flet në parlament e jashtë tij, në studio televizive apo dhe në intervista.
Herë të kam kuptuar e herë jo; herë më ka pëlqyer thelbi i mendimit e herë m’u ka dukur pa lidhje fare.
Unë mund të jem askush për ty, po ti për mua je ligjvënëse. Merr vendime për mua (njeriun e thjeshtë), je zëri im në parlament (duhet të jesh); ti si gjithë zonjat e zotërinjtë atje, paguhesh nga taksat e mia e gjithë atyre si unë.
Jam munduar të kuptoj fjalimet e tua emotive ose jo e përsëri kam pikëpyetje në kokën time të thjeshtë.
Gjithsesi mund të mos shkruaja, po natyra ime s’më lë.
E dëgjova disa herë fjalën tënde sot para gazetarëve dhe sinqerisht u gëzova që nuk “kishe përtuar” të merrje pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik, po nuk e kuptova thirrjen tënde drejtuar ndër të tjera nënave, grave e motrave për të të mbështetur ty dhe opozitën parlamentare (dhe pse për mua është e pakuptimtë) për listat e hapura. Çfarë mund të bëjmë ne? Të protestojmë para parlamentit?
Vendimet i merrni ju, që kur po pyetemi ne?!
Nuk të kam dëgjuar të flasësh ndonjëherë për rritjen e kuotës gjinore të grave në Kuvend, as në mbështetje të mësueseve, kur janë fyer (me sa të kam ndjekur unë, qofsha e gabuar), po vetëm për reformën zgjedhore. Për këtë as flas e as të pyes dot se nuk jam specialiste në këtë fushë.
Megjithatë, jam totalisht kundër kandidatëve në lista që vijnë si rrjedhë e emrit të prindërve (s’e kam vetëm për ty këtë), pa kontribute personale në shoqëri, komunitet apo në partitë që i kandidojnë.
Flet gjithnjë në shumës Rudinë: “shqiptarët, demokratët më kanë mbështetur” e plot të tjera, por s’të kam parë të zhvillosh ndonjë takim të hapur (se jemi në kohë pandemie) për të diskutuar rreth çështjeve për të cilat flet.
Nuk më interesojnë listat e hapura apo të mbyllura, sepse njëlloj do fitojnë ata, të cilët ia kanë vënë synim vetes, por dua që vota ime mos të shkojë dëm.
Dua që vota ime, të ketë zë në parlament, që fëmija im mos të dojë të largohet nga ky vend, që taksat e mia mos të shërbejnë për t’u paguar njerëz që vijnë nga hiçi e dalin flasin për “kërpërata” , sjellje “xhentëllmenësh”, apo të ngatërrojnë Pashko Vasën me Fishtën e shumë të tjera nga këto.
Ka shumë Rudinë që unë vërtetë dua të të besoj, po s’më mbushin mendjen prurjet me katapultë e me rrugë shtruar me dafina në politikë, se nuk marr guximin të flas për arritje profesionale.
Të lutem Rudinë, mos përto të flasësh më shumë në mbështetje të gruas, profesioneve që ajo bën, siç po bën për reformën zgjedhore…
Një pyetje të fundit kam: A do ishe sot në parlament, nëse s’do kishe mbiemrin e nderuar që mban??

Unë them jo, pasi Shqipëria ka shumë djem e vajza të shkolluar brenda e jashtë vendit, po jo çdokush kish fatin tënd.

Dua të të besoj Rudinë po e kam të vështirë e ndoshta të pamundur që gjithë këtë furtunë po e bën për popullin, se shumë flitet në emër të tij.

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

(Asgjë personale, thjesht një reflektim personal e jo vetëm).

Etiketa: Alketa Ipekuarritjedemokratetkeshilli politikprofesionaleRudina HajdariSa dua të të besoj RudinëShqiptarëtzëri im

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
Carlo Bollino bën show në ekran, por realiteti pas kamerave është ndryshe (film)

Carlo Bollino bën show në ekran, por realiteti pas kamerave është ndryshe (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com