Rusët paskan zbuluar… që në Kosovë dhe Bjeshkët e Namuna nuk ka patur shqiptarë!!!

Duhet të lëçisni

Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimin e Jugosllavisë

Kandidati Republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar falje për vendimin e vendit të tij që të bombardojë Serbinë gjatë mandatit të...

Debati Biden-Trump/ Sipas sondazhit të CNN fitoi Joe Biden. Po ku gaboi Biden? (film)

Sipas një sondazhi të shpejtë të rrjetit CNN, Joe Biden e ka fituar debatin ndaj Donald Trump me rezultatin 53 % kundër 39...

Rrahje të forta zemre dhe temperaturë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grevisteve në Ballsh

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar. Njëra ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor që...

Publikohet dokumenti/ Zbardhet vlera e makinës BMW, Lleshaj harxhoi plot 100 milionë lekë

Përfundimisht zbardhet vlera e makinës BMW e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas dokumentit që është paraqitur në gjykatë, një letër e kompanisë BMW...

shkruan Fahri Xharra

… që në shekullin XV, sipas defterëve origjinalë osmanë nuk paska pasë shqiptarë në Kosovë dhe as në Shqipërinë e Veriut.
Lajmin e jep (rs.sputniknews.com) dhe bartë https://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html.

Para se të ju lexoj ca rreshta nga ky “zbulim“ rus e që i shkon për shtati Serbisë, doja të ju pyesja a kemi ne osmanologë në anët tona? Sa osmanologë të Shqipërisë dhe Kosovës janë në arkivat osmane duke i deshifruar dokumentët e tyre, aty ku flitet për tokat tona?
Pse unë dhe ti, edhe akademiku duhet të lexojmë nga shkrimet ruse dhe serbe se çka kanë shënuar osmanët në sundimin e tyre 600 vjeçar mbi ne? Sa janë ato përkthime ruso-serbe të sakta dhe që e pasqyrojnë gjendjen reale në tokat tona?

Ta them të drejtën historia shqiptare për ditë e më shumë po tkurret, po tkurret më shumë ndoshta se tokat tona. Toka pa histori është vetëm një copë dheu dhe guri, të cilën mund ta marr çdokush dhe t’i vejë themelet e historisë së tij, histori që nuk ka ekzistuar kurrë; sikur ky rast që jam duke ju bërë të afërt për lexim.
“Defter za Vukovu oblast, zvanični dokument Osmanskog carstva iz 1455. godine, čiji original se nalazi u istorijskom arhivu u Istanbulu pokazuje da sredinom 15. Veka na prostoru Kosova i Metohije nije bilo Albanaca”.
Pra, atë që e shkrova më lartë se sipas defterit të Perandorisë Osmane të vitit 1455, origjinali i të cilit ndodhet në arkivin historik në Stamboll tregon që nuk kishte shqiptarë aso kohe as në Shqiperinë Veriore e as në Kosovë.
A po ju duket e ngjashme me deklaratat e hoxhallarëve tanë, të cilat i transmetonin në mjetet e informimit pa përjashtim në dhjetë vjetshin e fundit? A po iu duket e njëjtë me shkrimet dr. Hasan Kaleshit, të cilat shkrime i bartëshin mediumet me peshë në Kosovë e Shqipëri?

Sipas atyre dokumenteve “në territorin në mes të Bjeshkëve të Namura e deri në Kopaonik ishin vetëm 46 familje shqiptare” (1% e shqiptarëve sipas hoxhallarëve tanë të pistë).

Ky, pra paska qenë rezultati i regjistrimit turk, të cilin e kishin kryer  autoritetet osmane të kohës.
Shikoni se sa larg shkojnë serbët me falsifikimin e tyre: “Ky dokument i hedh poshtë,- shkruajnë ata – të gjitha thëniet e pakuptimta të historianëve të Prishtinës, kur thonë që shqiptarët janë të rrënjes”.

“Pra, nëse në vitin 1455 në krahinëserbe (Kosovë, fxh) ishin vetëm 46 familje shqiptarësh, të imponohet përfundimi që në luftën e Kosovës me 1389, kur princat serbë në Gazimestan luftuan me osmanët, pra vetëm 66 vjet para regjistrimit, aty pra s’kishte shqiptarë”.

“Nëse në atë kohë ishin 14 087 kryefamiljarë (sipas osmanëve), nga të cilët më së shumti shtëpi ishin të serbëve  pravosllavë 12 840, 75 të vllehëve, 46 të shqiptarëve, 17 të bullgarëve, 5 të grekëve dhe së fundi një shtëpi hebreje dhe një shtëpi katolike. Serbët paskan jetuar në 480 vendbanime, në mes maleve të Sharrit, Bjeshkëve të Namuna dhe Kopaonikut.

“Od prezimena koja su popisivači zapisali, 95,88 bila su srpskog porekla, 1,98 romanskog, 1,56 odsto neutvrđenog, 0,26 odsto albanskog i 0,25 odsto grčkog porekla”.

PROČITAJTE JOŠ: Tači za ponovno pisanje istorije o Kosovu i Albancima

Artikulli i datës 10.08.18 e pëfundon shkrimin: “…që as Kosova e as Shqipëria Veriore nuk kishte shqiptarë dokumentojnë krisobula e Manstirit të Deçanit e vitit 1330, e cila e ka një regjistër shumë të saktë të familjeve në atë kohë.

Nga Krisobule kuptojmë që në të dy anët e Bjeshkeve të Namuna paskan qenë 86 familje serbe dhe tri shqiptare”.

Miq të nderuar, ky shkrim është në të gjitha gjuhët e Europës dhe i shpërndarë me mijëra falsifikime tjera në bibliotekat e Europës.

Mirë shumë, bile ne po ndërtojmë xhami dhe se historia nuk na intereson.

Gjakovë, 22.09.20

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimin e Jugosllavisë

Kandidati Republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar falje për vendimin e vendit të tij që të bombardojë Serbinë gjatë mandatit të...

Debati Biden-Trump/ Sipas sondazhit të CNN fitoi Joe Biden. Po ku gaboi Biden? (film)

Sipas një sondazhi të shpejtë të rrjetit CNN, Joe Biden e ka fituar debatin ndaj Donald Trump me rezultatin 53 % kundër 39...

Rrahje të forta zemre dhe temperaturë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grevisteve në Ballsh

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar. Njëra ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor që...

Publikohet dokumenti/ Zbardhet vlera e makinës BMW, Lleshaj harxhoi plot 100 milionë lekë

Përfundimisht zbardhet vlera e makinës BMW e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas dokumentit që është paraqitur në gjykatë, një letër e kompanisë BMW...

Drane Jakja, nëna që sfidoi komunistët me kufomën e të birit

Si e zhvarrosi djalin 2-vjeçar për të mos e lënë në kampin e Tepelenës. Historia rrënqethëse e gruas që kaloi gjashtë regjime. Nga Luljeta Progni Drane...