“Kosova-Serbia” apo “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë qenë këto thirrjet të qindra tifozëve rumunë të cilët ishin të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen kundër Serbisë.
Në stadium janë parë banderola dhe flakadanë që kanë shoqëruar korin e thirrjeve, megjithatë të gjitha këto incidente të dënueshme në Serbi janë injoruar. Madje serbët janë krenuar me thirrjet e rumunëve dhe e kanë cilësuar mbështetje të kundërshtarit korin e 10 mijë tifozëve kundër shqiptarëve. Rezultati 2 me 2 duket se nuk ka pasur fort rëndësi.
Për ngjarjet e shënuara në ndeshjen e djeshme të vlefshme për Ligën e Kombeve, ende nuk ka një reagim zyrtar nga UEFA.