Rruga e Kombit pa mbikalime. Për varrime, kortezhi kalon mes autostradës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga e Kombit pa mbikalime. Për varrime, kortezhi kalon mes autostradës

11:35 | 07/06/2018
në Uncategorized
0

Banorët e gjashtë fshatrave të Njësisë Administrative Tërthore, të bashkisë së Kukësit, të cilat ndahen nga rreth 17 kilometra autostradë, janë tërësisht të rrezikuar në çdo moment

Mungesa e mbi apo nënkalimeve u vështirëson jetën, pasi ata duhet patjetër që të hyjnë apo dalin nga fshatrat e tyre, duke kaluar trafikndarësen e autostradës nga njëra anë në tjetrën.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Por jo vetëm kaq, por atyre iu duhet të mbajnë në shpinë edhe të afërmit e tyre që ndërrojnë jetë, për ti çuar në varrezat e fshatit, duke kaluar mes për mes autostradës, e cila nuk iu mundëson një kalim normal siç në fakt duhet të ndodhte.

Fotoja që shihni, është marë në një ceremoni mortore në fshatin Gjegjën të kësaj Njësie Administrative, ku shihet mjaft qartë kortezhi mortor, të cilit i duhet të kalojë mes për mes autostradës, bashkë me trupin e pajetë të të afërmit, për t’a përcjellë atë për në banesën e fundit.

Caktohen tre djemtë më të shkathët të fisit, të cilët duhet të bëjnë rolin e policit rrugor, për të ndaluar qarkullimin e automjeteve, në mënyrë që kortezhi të kalojë dhe bashkë me të edhe i ndjeri apo e ndjera e radhës që ka ndërruar jetë.

Ky “ritual” tashmë është bërë i zakonshëm, por banorët duket se nuk ndalen në kërkesat e tyre, ku i kërkojnë shtetit që të ndërtojë mbi e nënkalimet e kërkuara prej vitesh, në mënyrë që edhe të vdekurit të përcillen për në banesën e fundit siç duhet.

“Ça t’iu them. Është turp e faqja e zezë që sot në vitin 2018 ne marrim trupin e pajetë të të afërmve tanë dhe t’i kalojnë nga trafikndarësja, mes për mes ausotradës dhe më pas i varrosim. Turp, shtetit i kemi kërkuar që të ndërtojë mbi e nënkalimet, por kot. Dhe pastaj duan tarifë të rrugës së Kombit” thotë një nga banorët që mori pjesë në këtë ceremoni mortore.

Ndërsa një tjetër thotë, se që prej vitit 2008 janë bërë kërkesat për të ndërtuar këto mbikalime, por e kotë.

“Që kur u ndërtua rruga iu kërkuam ndërtimin e mbikalimeve. Por nuk na dëgjoi njeri. Shikoje si ne, prej gati 10 vitesh e kalojmë kortezhin mortor në këtë mënyrë, që nuk e ka parë historia në ndonjë vend tjetër. Si mundet të kalojë trupi i pajetë i një njeriu mes për mes autostradës, duke e mbajtur në shpinë për ta varrosur? Turp për këtë shtet dhe për atë tjetrin që e ndërtoi rrugën dhe na la ne për faqe të zezë” thotë ky banor tjetër.

Por si është ndërtuar segmenti rrugor Kukës-Morin, pjesë e autostradës Duurës-Kukës?

Traseja e rrugës së Kombit kalon mes përmes fshatrave, duke ndarë edhe kullotat, ujërat, tokat, varrezat, çdo gjë. Mungesa e mbikalimeve, por edhe sinjalistikave të domosdoshme të rrugës ka sjellë jo pak, por më shumë se 10 të vdekur e mbi 70 të plagosur.

Sipas banorëve, shumica e viktimave të shënuara në këtë segment rrugor janë banorë të kësaj Njësie Administrative, të cilët janë aksidentuar teksa kalonin rrugën.

Por nuk kanë munguar edhe fëmijët, të cilët teksa shkonin në shkollë janë aksidentuar nga automjetet që ecin me shpejtësi shumë të lartë, madje pranë godinës së shkollës së fshatit Morin është vënë edhe një lapidar për ngjarje të tilla.

Pushteti vendor në Kukës dhe banorët e kanë bërë problem në instancat qendrore shqetësimin, por sipas tyre askush nuk është marrë me zgjidhjen e tij.

Aktualisht, rruga ka edhe mungesa të sinjalistikës, mospërfundim të punimeve që e bëjnë rrugën me katër korsi, shpesh herë ka rrëshqitje dherash, në trase dalin kafshë të ndryshme etj.

Ekspertët e fushës, nga një konstatim i bërë, thonë se nga Pika e Kalimit Kufitar në Morinë deri në qytetin e Kukësit numërohen plot 32 ndërprerje të trafikndarëseve, që janë burim i vazhdueshëm aksidentesh.

Paradoksalisht, për banorët e zonës pritet që të aplikohet edhe tarifa e rrugës së Kombit, ku banorëve do u duhet të paguajnë për të kaluar në këtë rrugë.

Por, banorët janë të vendosur që të mos e paguajnë tarifën që pritet të vendoset nga shteti, pasi thonë, se ajo është e padrejtë sakohë që vetë shteti nuk ka plotësuar kriteret e duhura jo vetëm për këtë rrugë, por edhe një tjetër alternative që duhet të ishte, siç ndodh në çdo vend të botës.

Qeveria ende nuk ka bërë publik vendimin për vlerën e tarifës që duhet të paguajnë kuksianët, për të kaluar në këtë rrugë, por ajo pritet që të jetë 100 lekë të reja. Ndërsa për përshkuesit e tjerë, tarifa nuk pritet të ndryshojë.

https://ekonomix.al/rruga-e-kombit-pa-mbikalime-per-varrime-kortezhi-kalon-mes-autostrades/

Etiketa: autostradëkortezhmbikalimrruga e kombitvarrim

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Berisha: Rama e ka shitur emrin “Çamëri”, Shqipëria po kapitullon para Greqisë

Deklarata e ministrit grek, Berisha: Rama-Bushati po falin detin, ja ç'po ndodh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com