Ish-kryebashkiaku i Kavajës ka reaguar pas fjalës së deputetit Ben Blushi sot në parlament
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, e ka cilësuar deputetin socialist Ben Blushi një gramafon i Saliut në oborrin e Partisë Socialiste. Përmes një mesazhi në facebook, Rroshi ka sqaruar edhe një herë çështjen e mesazhit që i kishte dërguar Blushit por i ka kërkuar këtij të fundit të shkojë në Kavajë për t’iu thënë qytetarëve se “sa i mirë është vetë e sa i keq është Rroshi”.
Reagimi
Degjova sot Ben Blushin qe tha s’jam socialist dhe ofendoi gjithe ata qytetarë të Kavajës që dolën në shesh për të më mbështetur mua megjjthë zemër. Sipas Blushit njerëzit në rrugë i paska nxjerr krimi domethenë unë që të mbrohem nga ligji! O Blush nuk jam nga ata që mbledh njerëz për të mbrojtur veten as nga ligji as nga ty dhe karagjozët si puna jote!!!
Po ti hajde njëherë në Kavajë bashkë me Saliun dhe fol vetë me socialistët dhe me demokratët nëqoftëse gjen njeri që ka kohë për të humbur me ty! Hajde tregoja Kavajes se sa burrë i keq jam unë dhe se sa burrë i mirë je ti që ke tre vjet qe shan Partinë Socialiste. Nuk ke lënë shpifje pa përsëritur për mua si gramafoni i Saliut në oborrin e Partisë Socialiste!
Unë o zoti Blushi nuk e kam pasur familjen me pushtet dhe nuk kam ngrënë petulla me mjaltë kur isha i vogel si puna jote. Unë kam marrë rrugët e emigracionit kur isha kalama dhe nuk kam qënë ndonjëherë bandit siç këndon gramafoni jot bashkë me Saliun dhe me Lulen e Shqupit. Kavaja nuk është qytet banditësh e kriminelësh që dalin në rrugë të mbrojnë një kriminel. Votat e mia dhe të Partisë Socialiste nuk i kam vjedhur siç i vjedh shoku jot Saliu! Po i kam marrë me emrin e mirë dhe punën që e ka parë i madh dhe i vogel në Kavajë. Ti the që kam bërë vetëm një shatërvan po s’ke shkelur kurrë në Kavajë ku është kthyer qyteti përmbys. Po prapëseprapë më mirë një shatervan se ujin përpjetë si puna jote që di vetëm të shash!!!
Po ty të pëlqen që unë të jem kirminel dhe përdhunues se ti do vetëm të baltosësh partinë që ta ka dhënë mandatin pa bërë asnjë punë. Une nuk kam jetuar ndonjëherë në kurriz të askujt dhe nuk jam mësuar të gënjej për politike siç bën ti për një copë karrige. Të kam shkruajtur një mesazh që e nxorre në televizor si kërcënim për turpin tënd! Po nuk ishte kërcënim po shpërthim inati me një gënjeshtar ordiner si puna jote!! I kam kërkuar falje qytetarëve të mi që e teprova me gjuhën po jo ty se ty s’të kërkoj falje kurrë se ti për mua je një karagjoz llafazan njësoj si Saliu dhe Lulja!
Megjithatë një gjë duhet ta dish mirë edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh përballë ti dhe Saliu jot këtu në Kavajë. Unë do dal ligjërisht i pafajshëm nga kjo luftë qensh që po bëhet kundër meje dhe ku ti po leh njësoj si Saliu. Kavaja është dhe do jetë me mua kurrën e kurrës me ty dhe me Saliun dhe Lulen e Shqupit.