Pandemia në Kosovë ka filluar të ashpërsohet sërish, pasi me zbulimin e Omicron shifrat e infektimeve kanë arritur nivelin më të lartë që nga shtatori. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284. Në total numri i rasteve aktive është 2.992 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë bërë 22.871 doza përforcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.