Rrezikohen 25 mijë vende pune në Shqipëri pas rregullave të reja për call center në Itali – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrezikohen 25 mijë vende pune në Shqipëri pas rregullave të reja për call center në Itali

17:06 | 25/11/2016
në Uncategorized
0

Në 6 dhjetor pritet që Senati Italian të miratojë një ligj, që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e kompanive call center në një territor jo të Bashkimit Europian, i cili rrezikon të mbyllë të gjithë kompanitë Call Center në Shqipëri.  Këto amendime u miratuan në 24 nëntor në mbrëmje në Dhomën e Deputetëve dhe nëse kalohen nga Senati marrin formën përfundimtare.

Këto ndryshime ligjore kanë alarmuar drejtuesit e kompanive shqiptare, që po lobojnë kundra tyre që nga muaji janar kur dhe ato janë hedhur në diskutim.

Ines Muçostepa, drejtuese e një prej kompanive të mëdha të thirrjeve telefonike në Shqipëri, “Albacall”, thotë se nëse këto ndryshime do të miratohen, Shqipëria dhe të gjithë vendet jo anëtare të BE-së do të cilësohen si vende të pasigurta dhe për këtë arsye me kalimin e ligjit në senat pritet që pjesa më e madhe e tyre të mbyllen.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në Shqipëri, deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani call center, me mbi 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave nga tatimet.

Muçostepa tha për Monitor se ky ligj i ka vënë në shumë vështirësi dhe rrezikon mbylljen e menjëhershme të 10,000 vendeve pune. Megjithatë asnjë prej investitorëve që kanë investuar këtu nuk pritet të kthehen në Itali, për shkak të taksave të larta atje. Destinacionet më të mundshme në rast të aprovimit të ligjit janë Rumania, Sllovenia dhe Bullgaria, që janë anëtare të BE-së.

I gjithë ky ligj po bëhet për të kthyer Call Center-at në Itali, ka thënë Muçostepa. Argumenti, që po përdorin drejtuesit e Kompanive të Thirrjeve Telefonike në Shqipëri për të mbrojtur 25 mijë vendet e punës, është se shpejti vendi do të hapë negociatat me BE-në, megjithatë dhe kjo e fundit nuk është e sigurt pasi Gjermania vendosi edhe 7 kushte të tjera për Shqipërinë dhe e shtyu hapjen e negociatave për në vitin 2018.

Rrezikun e zhvendosjes së kompanive nga Shqipëria e ka pohuar dhe Paolo Sarzana, zëvendëspresident i Assocontact, i cili në një inntervistë për Corriere në 25 nëntor nuk është i kënaqur nga ajo se çfarë parashikojnë ndryshimet në ligjin për stabilizimin e zhvendosjeve të sipërmarrjeve.

Sipas tij situata është shumë më komplekse nga sa po synohet të paraqitet.

“Këto rregullime do ta bëjnë më të vështirë zhvendosjen e shërbimit të call center jashtë vendeve të BE-së, siç është Shqipëria, ku flitet shumë mirë italisht dhe kompanitë janë aktive prej shumë kohësh, por në të njëjtën kohë i hap rrugën transferimit në vende më të sigurta, siç është për shembull Rumania.

Rumania dhe Shqipëria kanë karakteristika të ngjashme: kostoja e punës është e ulët dhe flitet mirë italisht. I vetmi dallim është se Rumania është vend i BE-së, ndërsa Shqipëria jo.

Nëse këto amendime janë paraqitur për të tuteluar perimetrin e punësimit italian, nuk është bërë zgjidhja e duhur.

Aktiviteti që sot zhvillohet në Shqipëri nuk do të kthehet në Itali, por edhe ato ‘kombëtare’ nuk do të qëndrojnë më këtu, por do të spostohen në Rumani”, ka pohuar ai.

Në Shqipëri 25 mijë të punësuar në call center, në 847 ndërmarrje

Biznesi i qendrave telefonike (call center) ka njohur rritje shumë të shpejtë në Shqipëri vitet e fundit, i nxitur nga kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe fakti që pjesa më e mirë e të rinjve e flasin mirë italishten.

Numri i call center në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014.

Në krahasim me vitin 2010, kur sapo kishte filluar hapja e këtyre bizneseve në Shqipëri dhe kishte vetëm 75 të tilla, numri i kompanive është mëse 10- fishuar (shiko grafikun).

Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në këtë sektor ka arritur në 25 mijë. Rreth 30% e tyre janë të punësuar në tre call center më të mëdha në vend, Intercom Data Service (IDS), Albacall dhe Albania Marketing Service (Teleperformance).

Call center u bënë “shpëtimtari” i punësimit vitet e fundit, sidomos tek të rinjtë, që pavarësisht se kishin vërshuar në universitete shtetërore e private, nuk arrinin të gjenin punë në zanatin e tyre (ose ndonjëherë edhe nuk u leverdiste) dhe zgjodhën të punojnë në qendrat e thirrjeve telefonike. Pagat mesatare në këtë sektor luhaten nga 30 mijë në 70 mijë lekë në muaj, edhe më lart për menaxherët.

Ndryshimet e propozuara ligjore në Itali

Dhoma e Deputetëve të Italisë ka miratuar mbrëmjen e datës 24 nëntor amendime në ligjin për operimin e shërbimit call center jashtë territorit, ligj i cili daton që në vitin 2012.

Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35 parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia.

Në këtë nen thuhet : “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i B-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës 30 ditë përpara. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale. Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori Italian përpara hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”.

Gjithashtu parashikohet edhe detyrimi që këta operatorë do të kenë për të njoftimin e vendndodhjes kundrejt marrësit të telefonatave. Gjoba për mospërmbushjen e këtij detyrimi, qoftë edhe me vonesë është 150,000 euro.

Për Fabio Gozzo të Uilcom bëhet fjalë për një hap përpara për rregullimin e sektorit.

Ndërsa Giorgio Serao  i Segreteria Nazionale Fistel Cisl, thotë se këto ndryshime nuk do të zgjidhin problemet e sektorit, por janë padyshim një pikënisje. “ Duhet ta kthejmë punën në Itali, të shmangim kontratat me pagesa minimale dhe t’u japim punonjësve të call center sigurinë për të ardhmen”, ka pohuar ai në intervistat për mediat italiane.

numri-i-call-center-ne-shqiperi

/monitor.al/

Etiketa: 25 mijë vende puneCall CenterItaliShqiperi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mbipopullimi në burgje/ Manjani: Fajin e ka Rama

Manjani shkarkon dy zyrtarë të ZRPP në Ballsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com