Rrënjët shqiptare në Greqi/ Studimi i BE-së: Janë 696 fshatra ku flitet shqip – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrënjët shqiptare në Greqi/ Studimi i BE-së: Janë 696 fshatra ku flitet shqip

09:03 | 24/01/2017
në Uncategorized
0

Projekti Europian i vitit 1987 me studiues nga shumica e vendeve anëtare për të faktuar përmes gjuhës, praninë e shqiptarëve në shtetin helen.

Janë  696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare. Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra. Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë.

Studimi i Komunitetit Europian

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në vitin 1987, një grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqinë nga data 4-10 tetor 1987, për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike të gjuhës. Udhëtimi u organizua nga Byroja Europiane për Studimet e Gjuhëve pak të përdorura nën mbikqyrjen e Komisionit të Komunitetit Europian. Grupi përbëhej nga studiuesit e njohur arbëresh Urat Antonio Bellushi (Itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Joseph San Sokasao (të gjithë spanjollë), Onon Falkoma (holandez), Volfgang Jeniges (belg), Robert Martin, Stefan Moal (francez), Kol O’Cinseala (irlandez). Qëllimi ishte që përfaqësuesit europianë gjatë vizitës të binin në kontakt me fshatrat që banohen nga njerëz që flasin gjuhën arvanite.

Gjatë vizitës përfaqësuesit e Komunitetit Europian u ndeshën me shumë probleme deri dhe në lëndime. Megjithatë, grupi i studiuesve nuk u ndal deri në fund të misionit për të sjellë të dhëna mjaft të rëndësishme shkencore për praninë e shqiptarëve në Greqi.

Fshatrat ku flitet shqip

Emrat e fshatrave të mëposhtëm janë sjellë ashtu si shqiptohen në gjuhën greke, pa u bërë përkthimi në gjuhën shqipe. Lexuesi mund të vërejë pa vështirësi se shumë nga këto emra të fshatrave kanë rrënjën dhe kuptimin e pastër të gjuhës shqipe dhe këta emra u kanë rezistuar deri më sot edhe ndryshimeve që kanë sjellë vitet.

Në fjalët e shkruara me shkronja të mëdha rrënja dhe kuptimi tregojnë qartë prejardhjen ose kuptimësinë nga gjuha shqipe. Shumë emra të fshatrave përbëhen nga bashkime të fjalës greke me atë shqipe. Ndërsa emrat e fshatrave në kllapa, janë fshatra, ku gjuha arvanitase flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes. 1-Qarku i Atikës ka rreth 84 fshatra, ndër to përmendim: Qeratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandhriti, Mazi, SHPATA, LOPËSI, MARATHONA, BUJA, Menidhi, Shpatanxiq, Gramatiko, Kalamos, Markopulo, Markopulu i Orapisë, Moilesi, Malakasa, Kakoshalësi, HALKUÇI, Sikamino, (KUKUVAJNË), Anoljosia, (Katoliosia), Kamatero, HASI, Aspropirgo, (Brahami). 2-Zona e Megarindhos përmendim: Ambelaqia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, KRYEKUQI, Salamina.

Kryeqyteti i ishullit të Salaminës, Kuluri banohet me arvanitë si dhe qytetet e ishullit Muqi dhe Ambelaqi banohen nga popullsia arvanite. Tasos Karadi shkrimtar arvanit nga Salamina në një intervistë për një kanal televiziv shqiptar ka thënë se sot në ishullin e Salaminës ka mbi 40.000 mijë arvanitë. 3-Zona e Egjios ka ishullin Angjistri. 4-Zona e Thivës përmendim fshatrat: Hastia, DOMVRANA, KOKOSHI, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, VAJA, Kasnesi, Kaskaveli sot Leondaris, Parapungaj, Kapareli, BALCA, KOKLA, Kleboçari Pirgo, Lutufi, Ambeloshalësi, (Tahi), (Agjio Theodori), Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalësi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, SHKURTA, VATHI, (KRIBAÇI), MURIQI, SHKIMETAR, Spaidhes, Latani, KARDHICA, Braci, Koqino, Sirç, Lukisia. 5-Zona e Livadhjas përmendim: Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura, Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko.

6-Zona e Korinthos përbëhet nga fshatrat: Agjio Theodori, (Lutraqi), BISHA, KLIMENDI, BALCA e madhe, BALCA e Vogël, LOPËSI, Dusha, Kastanja, BIÇA, (KUÇI), Almiri, Katakali, Bashi, BIÇA, (LALOTI), SULI, (Ibrahim Bej), MAÇANI, Galataqi, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, ZEMENO, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, (Asos), Ksiloqerëza, Limohori. 7-Zona e Lokridhës përmendim: Livanadhes, Martino, MALËSINA, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos. 8-Rrethi i Argos përmendim: Berbati, Limnes, (Kuçopodhi), (Varduva), (PRIFTJANI), (Pasha), (Honika), (Bundja), 9-Ishulli i Nafplios përmendim: Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, (GJERBËSI), (Kofini), Kamari. 10-Zona e Trisinias; përmendim: (Poros), Valario, METHANA, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti.

11-Zona e Ermonidos përbëhet pothuajse nga ishujt që historikisht njihen si qëndra të mëdha të banuara nga arvanitët dhe ku dolën heronjtë, kryetarët e parë të shtetit grek.14 Hidra, (SPECA), FURRNI, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi. 12-Mantinias ka Dara. 13-Në Kalavrita është (Lukuria). 14-Për rrethin e Patrës thuhet se përpara dy shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arvanitase dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht. Sot, gjuha arvanitase është ndihmëse dhe përdoret kryesisht në kuvendet e pleqve ose kur folësit nuk dëshirojnë të mësojnë të tjerët atë që kuvendojnë midis tyre. (SULI), (MIRA), (Lalikosta), (MIRTIZA), (Franga), (BUKURA), (Verdoni), (HAJKALI), (Krali), (Harbilejka), (Lefkopetra,) (Lalikosta), (Nikoreika), (Kareika), (Franguleika) . 15-Në krahinën e Ilias, gjuha arvanitase ka humbur pothuajse dhe përmendim. (Kumani), (BËNDETI), (Kapelitu), (MALIQI), (Dorisa), (Nemuta), (Miles), (KALOLESHI), (Agjio Ana), (Psari), Kombothekra. 16-Krahina Trifilias permendim: SULIMA, LAPI, RIPËSI, Piça, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, DREDHË, SULI, Shirk.

Në fshatrat Sulima dhe Lapsi, gjuha arvanitase flitet si gjuhë e dytë. Kurse në fshatrat Ripës, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjetër flasin mirë gjuhën arvanitase. 17-Krahina e Karistias, përmenmdim: KALANË, Baba, Dramësi, VRESTIDHE, PRINJA, Kalamaqi, ZAKARIA, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, BASHAJ, DARDANI, (Bezhani), Fokej, Melison, Agjio Dimitri, MBRETI, KRIEZA, LEPURA, LALA, ZERBISHA, VIRA, Koskina, (Marmari), Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, HANI, Agjio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, QELA. 18-Ishulli i Andros ka fshatrat: Gavro, Agjio Petro, Ateni, BAÇI, Remata, Katahalos, Arni, BURKOTI, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, GJIDHE, Kato Fellos, Pano Fellos, LIVADHESA, Psoriareza, Galios, AGJINI, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, KUMARI, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tiranë/ Përplaset nga makina, humb jetën e moshuara

Tiranë/ Përplaset nga makina, humb jetën e moshuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025
Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

15:22 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –
  • SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com