Automjeti drejtohej nga një 23 vjeçar
Një 75- vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet.
Mësohet se 75-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është përplasur nga një automjet.
Automjeti tip “Renault” drejtohet nga një 23- vjeçar , i cili është arrestuar nga policia.
Forcat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.