Rrëfimi mes lotësh i gruas së Sajmir Grekut: Kishte aplikuar për vizë amerikane, ja ëndrra e tij e madhe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi mes lotësh i gruas së Sajmir Grekut: Kishte aplikuar për vizë amerikane, ja ëndrra e tij e madhe

16:30 | 03/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Prej 26 nëntorit, në familjen Greku, në Thumanë, ka pllakosur dhimbja.

Të mbledhur nga Amerika e Franca, familjarët kanë ardhur për t’iu dhënë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të kësaj familjeje, Saimir Greku, 30 vjeç, Pëllumb Greku, 57 vjeç, dhe Çelike Greku, 57 vjeç, që humbën tragjikisht jetën nën rrënojat e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4.

Me lot në sy dhe e veshur në të zeza, bashkëshortja e 30-vjeçarit Sajmir Greku, i cili doli i gjallë nga rrënojat, por që ndërroi jetë pas disa orësh në spital, tregon për “News24” ëndrrat e tij dhe bisedën e fundit me të.

Read more

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

E reja rrëfen mes lotësh se vajza ishte gjithçka për Sajmirin dhe se thoshte gjithmonë që do bënte të pamundurën për t’i ofruar një të ardhme më të mirë. Ai tregon gjithashtu se Sajmiri kishte aplikuar për vizë amerikane, për të shkuar në SHBA, që të fitonte më shumë për vajzën, por që herën e parë kishte marrë përgjigje negative dhe po bënte sërish letrat, pasi i kishin dhënë shpresë.

Gjithashtu, ajo rrëfen dhe momentin kur mori vesh lajmin e hidhur se burri i saj me prindërit ndodheshin nën rrënoja, pasi vetë kishte shkuar me vajzën te prindërit e saj.

“Për fatin tim dhe të vajzës rastisëm të ishim te prindërit e mi. I ramë në telefon tim shoq, por nuk m’u përgjigj. Pastaj më merr kushërira dhe më thotë që pallati jonë ishte shembur i gjithi, dhe që kanë ngelur brenda Miri dhe prindërit. Iu thashë të shkojnë të ndihmojnë për të hequr gurët. U ngrita, u vesha dhe u nisa direkt me babanë e xhaxhanë tim, qëndroa aty deri kur Miri doli, e pashë me sytë e mi.

Ndenja dhe te spitali gjatë gjithë kohës, pasi doli nga operacioni e takova, por nuk ishte në gjendje as të më shikonte, as të më fliste. Pastaj qëndrova sërish aty, por për fatin e keq nuk arriti të mbijetonte dhe në 5 të mëngjesit ndërroi jetë”, tregon e reja.

Çfarë iu tha kur iu përcolli?
Më tha të rrija deri të dielën që të kënaqej me vajzën dhe që do na përcillte ai me makinë. E hipte gocën sipër makinës, duke e puthur, pasi e donte shumë dhe e kishte pikën e dobët. Thoshte që për vajzën do bëjë gjithçka, edhe pse lodhej e vritej. Thoshte që do bënte gjithçka për të, që të kishte të gjitha kushtet. Ai aplikoi dhe për vizë amerikane, që të shkonte te daja, për t’i ofruar një të ardhme më të mirë vajzës. Ata i dhanë një përgjigje negative dhe po bënte sërish letrat, sepse i dhanë shpresë, vetëm që vajza të kishte të ardhme më të mirë, por që nuk arriti dot. Thoshte që do ta bëj vajzën balerinë, më të mirë.

Ai thoshte se edhe sikur dhjetë fëmijë të kishte, vetëm këtë do të donte. Punonte në një fabrikë, merrej me xhama, kishte kolegë e pronarë të mirë. Para se të iknim biseduam për gjithçka, sikur na e ndjeu zemra që do ishte takimi i fundit. Nuk kishim folur më parë aq gjatë, sepse vinte i lodhur nga puna dhe flinte. Ndërsa atë natë ndjeni shumë, biseduam deri vonë, sikur na e ndjeu zemra që s’do bisedonim më kurrë. Të nesërmen folëm në kamer për tërmetin që ra në darkë dhe më tha “shyqyr që je atje, se ke frikë”. Bëj apel që vajza ime të ketë diçka, edhe pse do ketë gjithmonë mungesën e tij.

Etiketa: 26 nëntoribashkëshortja e 30-vjeçaritÇelike Grekufamilja GrekuPëllumb GrekuSaimir grekuThumanevizë amerikane

Të Lidhura

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

nga 27
09:39 | 15/01/2026
0

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit,...

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

nga 27
09:29 | 15/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande...

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

nga 27
09:21 | 15/01/2026
0

Kosova shënon sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda dhe më tronditëse të kryera gjatë...

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

nga 27
09:05 | 15/01/2026
0

Një 52 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet 60 kg kanabis...

Para
Dëmet nga tërmetet/ Pezullohen pa afat gjyqet në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Dëmet nga tërmetet/ Pezullohen pa afat gjyqet në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026
Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

09:29 | 15/01/2026
Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

09:21 | 15/01/2026
Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

09:05 | 15/01/2026
Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

08:45 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –
  • Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –
  • Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –
  • Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com