Kuvendi  miratoi me 75 vota pro dekretin e presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm.

Të 75 deputetët e maxhorancës  ishin të pranishëm në seancë për të votuar dekretin. Nuk mungoi as Rrahman Rraja i cili vijon të vijë në seancë me paterica pas dëmtimit që pësoi.

Gjatë seancës kryeministri foli dhe për vendimin e presidentit për mos dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.