Robërit grekë të provokacioneve të gushtit 1949 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Robërit grekë të provokacioneve të gushtit 1949

12:04 | 05/12/2016
në Uncategorized
0

Greqia pas riatdhesimit i shpërbleu vetëm me nga një batanije dhe pagesën e 15 ditëve të punës.

Nga Arben Llalla

Greqia pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore u përfshi nga një luftë qytetare në vitet 1946-1949, midis forcave të majta që udhëhiqeshin nga Partia Komuniste Greke (K.K.E) dhe Ushtria Demokratike Greke (DSE) përballë forcave të djathta që mbështeteshin nga SHBA dhe Anglia. Kjo luftë e brendshme e Greqisë për pak sa nuk kaloi në një luftë të re ballkanike midis dy kampeve, atij komunist dhe perëndimor.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gjatë Luftës Qytetare Greke (1946-1949), Shqipëria luajti një rol vendimtar për paqen në Ballkan duke mos u bërë palë luftuesëve, megjithëse u provokua disa herë që të ishte pjesë aktive në luftimet midis dy ushtrive greke.

Robërit grekë në Pirea të ardhur nga Shqipëria

Më 24.9.1947, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë përmes Korçës si kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë në qeverinë komuniste të Tiranës. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në Malin Gramoz që të luftojnë përkrah kryengritësve komunistë grekë.

Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë, ndaj Enver Hoxha nuk e takon, por ngarkon një person nga Byroja Politike të diskutojë me të. Ai i parashtron qeverisë komuniste shqiptare disa kërkesa, ndër të tjera të dërgoheshin 3.000-4.000 burra çamë që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napoleon Zervës në vitin 1945, për Ushtrinë Demokratike Greke.

Robërit grekë duke u shoqëruar në Shqipëri, 1949

Pala shqiptare shprehu mendimin se çamët tani për tani nuk mund të përbëjnë faktor ndihme. U theksua se çamët nuk do të duan të shkojnë në luftë, tash për tash, kjo nuk është e mundur. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme Demokratike, Marko Vafiadhis theksoi në takim me përfaqësuesit e qeverisë së Tiranës se ndihma që do të jepte shteti shqiptar i asaj kohe ishte me rëndësi. Enver Hoxha për ardhjen e Marko Vafiadhit vuri në dijeni Titon me anë të një letre.

Në verën e vitit 1949, në Malin Gramoz dhe Viçi u zhvilluan luftime të ashpra midis forcave komuniste dhe atyre të djathta që ndihmoheshin nga ushtria amerikane e angleze. Ushtria Mbretërore Greke duke përfituar nga kjo përkrahje bëri tentativa për të hyrë në territorin e Shqipërisë me pretekstin se po ndiqte forcat komuniste. Qëllimi i vërtetë ishte realizimi i Megalo Idesë për aneksimin e jugut të Shqipërisë-Veriun e Epirit, por ata ndeshën në rezistencë të fortë të ushtrisë shqiptare.

Në fund të vitit 1949, forcat komuniste u shpartalluan nga forcat e djathta greke që mbështeteshin nga ushtria e SH.B.A-së, dhe Anglia. Strategjia e izolimit të forcave të Ushtrisë Demokratike Greke në male ishte e gabuar dhe fatale. Ndërhyrja e aviacionit amerikan për asgjesimin e forcave të qëndresës komuniste ishte vendimtare. Mijëra kryengritës komunistë grekë gjetën strehim të përjetshëm në Shqipëri, Jugosllavi, Poloni, Çeko-Sllovaki, në Bashkimin Sovjetik, Hungari, Bullgari, dhe në vendet e tjera të Bllokut Komunist të asaj kohe.

Gjatë tërheqjes së forcave komuniste greke për në Shqipëri sollën me vete edhe robërit që kishin zënë të Ushtrisë Kombëtare të Mbretërisë Greke. Këta robër u bashkuan me robërit që ishin zënë nga ushtria e Republikës Popullore të Shqipërisë gjatë provokacioneve të gushtit 1949. Asnjë vend i bllokut komunistë nuk i pranoi robërit grek të luftës qytetare greke, as edhe grekët e ushtrisë komuniste, të cilët ndiqeshin nga Ushtria e Mbretërisë Greke nuk u pranuan për disa vite. Kështu, ata mbetën në Shqipëri për një periudhë të gjatë. Shqipëria tashmë ishte bërë streha e të gjithë grekëve, të forcave komuniste dhe të djathta.

Në Pire, gusht 1956 robërit grekë të ardhur nga Shqipëria

Nikita Agapitidhi, sot mjek-kirurg i njohur në Athinë ka qenë në grupin e robërve dhe në librin e tij “Vitet e robërisë 1949-1956”, të botuar më 1996, shkruan se ishin rreth 500 robër të Ushtrisë Kombëtare Greke, të cilët në fillim u dërguan në Korçë, më tej Valias, në fermën e Sukthit, Lushnje, Varibope, Zadrimë e Burrel. Ai jep emrat edhe të oficerëve të Sigurimit Shqiptar që i përkisnin minoritetit grek, të cilët përkthenin, Kosta Stathis e Manthos Mihilis. Në libër përmendet infermieri ushtarak, Haki Fashollari që ishte kujdesur dy muajt e fundit për të burgosurit.

Kirurgu Nikita Agapitidhi shkruan në librin e tij për njohjet me mjekët shqiptar në spitalin e Korçës, Sotiri Polena dhe Koço Gliozheni.
Bisedimet për lirimin e këtyre të burgosurve midis Shqipërisë dhe Greqisë ndeshën në vështirësi të mëdha, sepse Tirana zyrtare i akuzonte për hyrje në territorin e Shqipërisë, ndërsa Greqia justifikohej se ata janë të burgosur që janë kapur në territorin grek nga ushtria komuniste greke. Pas disa muajve bisedimesh u ra dakord që robërit kishin hyrë gabimisht në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë, prandaj duhet të riatdhesoheshin.

Më 19 Gusht 1956, grupi i parë i të burgosurve, 217 nga rreth 500 që ishin gjithsej prisnin në Portin e Durrësit për të hipur në anija greken “Aliakmon”, e cila ishte vonuar disa ditë sipas programit. Në 22 Gusht, gjatë kohës që hipën në anijen ishte i pranishëm shefi i Sigurimit Shqiptar, Mihallaq Ziçishti. Anija me robërit mbërriti më 24 Gusht në portin e Pireas, ku i prisnin të afërmit. Për disa kohë të gjithë këta të burgosur ishin nën vëzhgimin e shërbimit inteligjent grek, i cili dyshonte se mos në mesin e tyre mund të kishte një agjendë të vendeve komuniste.

Këta robër do i ndiqte fati i keq edhe në Greqi pas riatdhesimit. Ata përfituan 300 dhrahmi nga Kryqi i Kuq, nga një batanije dhuratë prej qeverisë greke, 20 dhrahmi për ushtarët dhe 1.200 për oficerët. Të sëmurëve ju dha mundësia që të vizitoheshin falas në spital dhe një pension, ndërsa të tjerët për vitet e robërisë përfituan vetëm pagën e 15 ditëve të punës, asgjë më shumë.

Brenda një viti u riatdhesuan për në Greqi edhe dy grupe të tjera të robërve nëpërmjet kufirit tokësor greko-shqiptar të Kakavijës. Periudha e gjatë e ndarë e tre grupeve për riatdhesim të robërve u bë nga ana e grekëve, të cilët përgatisnin dosjet për çdo të burgosur. Greqia caktoi emrat se cilët robër duhet të riatdhesohen duke verifikuar qëndrimet politike për secilin gjatë periudhës që qëndruan në Shqipëri.

Emrat e oficerave të larë të zënë rob:

Nikitas AGAPITIDHIS,

Gjeorgjios ANASTASTOPULOS

Kostandin BALKANOS

Vasileos GUBELIS

Joanis GUVAS

Dhimitrios THELUDHIS

Nikolaos KAINIS

Kostandin KIRILLOPULOS

Kostandin MALANDRIS

BALAFAS- Pilot

Llambros PAPADHIS

Serafeim SAKKAS

Dhimitriso SKURAS

Kostandin STERGJU

Emanuil TRULLINOD

Etiketa: arben llallaMali GramozMarko VafiadhiMihallaq Ziçishtimjek-kirurgNikita Agapitidhiprovokacionet e gushtit 1949riatdhesimirobërit grekë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Qershor 1946/ Todi Lubonja: Vramë 4 të arrestuar, ekzekutuam 3 strehuesit e tyre

Qershor 1946/ Todi Lubonja: Vramë 4 të arrestuar, ekzekutuam 3 strehuesit e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

18:00 | 15/12/2025
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

17:50 | 15/12/2025
Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

17:48 | 15/12/2025
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

17:42 | 15/12/2025
“Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

“Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

17:30 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –
  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –
  • Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –
  • PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –
  • “Neve s’kanë ç’na bëjnë” –
  • “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –
  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com