Një 26-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar pasi me motorin e tij po transportonte drogë në kufirin greko-shqiptar.
Shqiptari u pikas në aksin Kakavijë-Janinë ndërsa vinte nga kufiri i gjelbër dhe kur iu bë thirrje të ndalonte u largua me shpejtësi.
Megjithatë ndjekja nuk zgjati shumë pas i riu u kap ndërsa në motor iu gjet një sasi prej 6 kg 850 gram marijuanë.