Kanë rinisur reshjet e dendura në pjesën më të madhe të territorit të vendit.
Disa minuta pas rrëbeshit të shiut rrugët e Lacit e Lezhës janë bërë të pakalueshme nga mjetet dhe njerëzit.
Vështirësi në qarkullim ka edhe në akse të tjera, ndërsa moti i keq ka pezulluar lundrimin e transortit detar në Vlorë e Durrës.