• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet estrada e të shtunës

08:46 | 29/02/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Kryeministri Rama ishte i ftuar në një aktivitet të thirrur papritur nga Forumi i Grave Socialiste Shqiptare të shtunën, më 27 shkurt. Nuk u kuptua mirë nëse gratë socialiste e ftuan kryeministrin apo kryeministri i ftoi gratë socialiste, kjo për faktin se nuk ishte as 14 Shkurti, që shënohet si dita kundër dhunës ndaj grave, as 8 Marsi, që njihet si dita ndërkombëtare e grave. Ishte e shtunë, 27 shkurt. Një datë pa ndonjë domethënie dhe pa asnjë aktivitet të paralajmëruar nga kryetarja e Forumit Olta Xhaçka. Nejse, këto lojëra me datat për interes të kryetarit janë bërë të udhës në Shqipëri para shumë e shumë viteve, madje shqiptarët janë disi të hutuar po t’i pyesësh se kur është çliruar Shipëria apo kur është rrëzuar busti i diktatorit, lëre pastaj për datat e grave.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Gratë socialiste dëgjuan për rreth një orë ligjërimin e kryeministrit, i cili i sqaroi se për dy gërma që i kishte shtuar opozita vlerësimit që i kishte bërë deputetes demokrate, e cila e qëlloi në Kuvend me një letër të lagur, kishte ngjarë gjithë ky keqkuptim. Pastaj u tregoi se të jesh feminist është rrjedhojë e të qenit socialist dhe të jesh socialist është gjithashtu rrjedhojë e të qenit artist. Nga doli kjo? Nuk ka rëndësi, po mbajeni shënim se e ka thënë kryetari i partisë dhe mbase do t’ju duhet. (Nuk këshillohet ta përdorë kryetari i FRESSH).

Më pas kryeministri feminist-socialist-artist e gjeti me vend të thotë disa lëvdata për një prej ministreve që po korr suksese të pakrahasueshme, asaj të Arsimit, Lindita Nikolla, e cila megjithëse vjen nga një karrierë si mësuese, arriti t’i lerë me gojëhapur të gjithë ata që kanë studiuar për vite me rradhë dhe mbajnë tituj e grada shkencore. Ky ligjërim patjetër që i inkurajoi të gjithë gratë e burrat socialistë që nuk kanë mundur, ose nuk janë munduar të vazhdojnë studimet. Pak a shumë si në kohën kur një karrocier mund të bëhej ministër, madje i suksesshëm sipas partisë. Kështu profesorët që tërheqin nga pas këto inicialet si “PhD.”, “Prof.” dhe “Dr.” ju rrofshin titujt edhe studimet se nuk ka ardhur akoma ajo kohë.

Tashmë është kthyer në rit që çdo të shtunë kryeministri i përgjigjet çështjes së javës me një ligjërim të posaçëm. Të shtunën e parë ishte në Korçë, për t’ju treguar korçarëve se Beni e ka gabim. Edhe në Korçë nuk kanë munguar batutat, ca nga salla, ca nga kryeministri. Duket sikur është rikthyer estrada e të shtunës, vetëm se në një format të ri modern “One man show” dhe në vend të biletave mund të marrësh pjesë me kartën e anëtarësimit në parti, ndërsa grisja përgjysëm e ftesës është po e njëjtë. Ndryshimi tjetër është që përveç Televizionit Shqiptar që mbahet me taksat tona, tashmë e transmetojnë edhe televizionet private. Të presim të shtunën tjetër… Çfarë mund të ketë përgatitur shfaqja e rradhës? Nuk ka rëndësi çështja, e sigurt është që do dëgjojmë përsëri batuta e qyfyre.

Etiketa: Dr.edi ramaEstrada e te shtunesfresshLindita NikollaOlta XhackaOne man showPH.D.Prof.PS

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Sondazhi: Veliaj ka punuar mirë për 59 % të të pyeturve

Sondazhi: Veliaj ka punuar mirë për 59 % të të pyeturve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com