Rezoluta e Kuvendit: Autoriteti i Konkurrencës të mbajë nën kontroll tregun e telefonisë celulare

0
63

Autoritetit të Konkurrencës që të mbajë nën monitorim tregun e telefonisë celulare pas ndryshimeve që ka pësuar ky i fundit nga përqendrimi i autorizuar. Në një prej pikave të rezolutës së Kuvendit drejtuar këtij autoriteti për vitin 2022 thuhet shprehimisht “Të mbajë në monitorim përqendrimin e autorizuar në tregun e telefonisë celulare me qëllim vlerësimin e efekteve që do të sjellë në treg ndryshimi i kontrollit të shoqërive respektive”.

Autoritetit i janë lënë edhe një sërë detyrash të lidhua me prokurimet publike duke nxitur bizneset që të bëhen pjesë e debatit për të nxitur konkurrencën si dhe është kërkuar të mbyllen hetime që janë nisur më herët apo që mund të kryhen në tregje specifike.

“Të angazhojë kapacitetet administrative të institucionit për intensifikimin e monitorimeve dhe përfundimin në një kohë të arsyeshme të procedurave hetimore jo vetëm në tregjet sensitive dhe me impakt të drejtpërdrejtë për mirëqenien e konsumatorit, por edhe në tregjet e tjera referuar rekomandimeve të BE-së dhe OECD-së, si në tregun e tregtimit të vajit vegjetal, tregun e tregtimit të karburanteve, tregun e shërbimeve të telefonisë celulare, barnat dhe pajisjet mjekësore” thuhet në dokument.

Po kështu është kërkuar që autoriteti të përfshihet më shumë në nxitjen e reformave që promovojnë konkurrencën në procedurat e prokurimit publik, si dhe të organizojë tryeza për bashkësinë e biznesit në mënyrë që të sigurohet konkurrenca në procedurat e prokurimit publik.

“Të fokusohet në promovimin e mëtejshëm të kulturës së konkurrencës dhe komunikimin e vazhdueshëm me biznesin si dhe të intensifikojë marrëdhëniet me botën akademike për çështjet e rregullimit të tregut, me qëllim sigurimin e njohurive të nevojshme për shumë profesionistë në fushën e ligjit të konkurrencës.

Të bëj vlerësimin ligjor dhe të japë asistencën e nevojshme për ndihmën shtetërore, për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor, si dhe të bëjë vlerësime ex-post për rastet e dhënies të ndihmës shtetërore kur ka shqetësime për konkurrencën”, thuhet në projektrezolutë.