Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Revista spanjolle: Tirana është qyteti më fantastik në Europë

Nga Media 0

Nga Patricia Rey Mallen

*Artikull i botuar në revistën spanjolle “Condé Nast Traveler”

Për titullin “qyteti më fantastik” i Europës” ka shumë pretendentë seriozë. Barcelona, Brukseli, Birminghami. Por, të gjitha këto tani duhet të bëjnë një vend për një pjesmarrës të ri.

Ju duket e habitshme? Na kushtoni vëmendje. Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Shqipërisë, ajo është qendra e saj ku e kaluara, e tashmja dhe mbi të gjitha e ardhmja e këtij kombi që po rilind, përplasen në një vorbull historie, trafiku dhe arti.

Pas zgjimit në vitet 1990 nën ombrellën e një diktature komuniste, Tirana është ringritur  dhe ka shumë se ç’tu ofrojë turistëve. Mes relikeve osmane, italiane dhe politike, Tirana zbulohet në një rrugë bulevardesh të rrethuar nga minare, murale të socializmit dhe vepra arkitekturore që nuk do t’i gjeni askund tjetër.

Një faktor i rëndësishëm i jetës në Tiranë është Blloku, një zonë pak larg qendrës së qytetit dhe sheshit “Skënderbej” ku ndodhet Opera dhe Galeria e Arteve. Në këtë lagje banonte elita politike në kohën e komunizmit, e izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e popullsisë.

Ballkani në përgjithësi është një rajon që kalon shumë kohë në kafe, bëhuni gati sepse edhe Shqipëria nuk ndryshon.

“Çoko”, e vendour në një rezidencë të rikonstruktuar në mes të Bllokut do t’u bëjë që për një çast të mendoni se jeni në Paris.

Nëse preferoni një atmosferë autoktone, zgjidhni “Komitetin”, do të njiheni me menutë shqiptare të regjimit komunist.

Po kërkoni një lokal me tarracë? Shkoni te “Café Lincoln Garden” dhe përpiquni të mos e kaloni gjithë ditën në kopshtin e saj të madh plot pemë.

Sa i përket kuzhinës nuk duhet të humbisni qoftet e Korçës që sugjerohet të shoqërohen me raki kumbulle.

Kuzhina tradicionale shqiptare është tipike mesdhetare; shumë peshk, shumë perime. Megjithatë, nëse kërkon diçka me pak më shumë zjarre artificialë gastrononomike, Tirana është vendi më i mirë për ta gjetur.

 Sa për të bërë një hyrje në kuzhinën shqiptare, janë të paktë restorantet që rekomandohen përveç “Era” dhe kjo jo pa një arsye; Ky restorant klasik në Bllok preferohet si nga vendasit dhe të huajt.

Nëse ke ardhur në Shqipëri për të marrë me vete edhe pak histori, kalo nga Hola Restorant. Ndoshta nuk ke ardhur deri këtu për të ngrënë një “paella” (ose po), por gjithsesi ia vlen si eksperiencë; shefi, Francisco të pret tek dera me një buzëqeshje dhe nëse ia kërkon, do të të tregojë edhe historinë se si u bë finalist në MasterChef Albania. Për të mos u humbur!

Tashmë Blloku i ish-komunistëve e jeton jetën e natës me aq ritëm sa atë të ditës. Jeta e natës është e përqendruar në Bllok . Në rrugën “Ismail Qemali” nuk do të keni vështirësi të gjeni një vend që i përshtatet preferencave tuaja.

Nëse kërkon një vend të qetë, “Colonial” ju mirpret me menunë e pafundme të koktejleve. Ndërsa “Rozafa Club’ do t’u japë arsye për të mos fjetur deri në agim.

Sa i pëerket jetës kulturore, përveç Muzeut Kombëtar dhe Teatrit te Operas, në Tiranë është edhe një nga muzeumet më të rëndëssishme i ndërtuar në bunker bërthamor. Po, e keni lexuar mirë: një bunker.

Një nga atraksionet e shquara të kryeqytetit  është Piramada. Ajo është ndërtuar në vitin 1988 si një muze për nder të dikatorit Enver Hoxha dhe më pas është kthyer në hapësirë për konferenca dhe aktivitete të tjera.

Tani e mbuluar me graffiti dhe pa ndonjë qëllim të veçantë vepron si një mur i improvizuar i shkëmbit. Në çdo ditë të javës fëmijët ngjiten në piramidë dhe pastaj zbresin duke rrëshqitur mbi një karton që duket si slitë.

Por nuk ka pse t’i drejtohesh një vendi në veçanti për të njohur shpirtin krijues të Tiranës. Një shëtitje e thjeshtë përgjatë Bllokut, sheshit Skënderbej dhe rrugëve që e rrethojnë mund të shndërrohej në një rrugëtim artistik. Ngado shesh ndërtesa murale, fasada të mbuluara me ylberë apo mollë të pikturuara në harmoni.

Nuk është rastësi. Këto ekspozime të artit tipik urban i përkasin një ish kryebashkiakut të Tiranës, tani kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Pasi u zgjodh si kryebashkiak në vitin 2000, Rama, me profesion artist, filloi një fushatë për t’i sjellë ngjyrat arkitekturës gri të Tiranës. Rezultati që vazhdon të jetë i dukshëm edhe 15 vite më vonë, vazhdon të jetë një dhuratë për pamjen dhe e shndërron një rrugë të thjeshtë në kryeqytet në një surprizë konstante, një prezantim i përkryer i eksperiencës për të vizituar Tiranën.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej