• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Republikë “kokëderrash”

15:26 | 09/02/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Ja ku e gjetëm edhe një epitet tjetër për ata që na kanë qeverisur në 24 vjetët e fundit. Sipas ish-kryeministrit Pandeli Majko (i cili nuk e fut veten në këtë kategori), Berisha, Rama dhe Meta bëjnë pjesë tek tipi i politikanëve “kokëderra”. Thënë ndryshe, liderë që kanë ndjekur pasionin dhe vizionin e tyre, qofshin këto racionale dhe pozitive, ose edhe negative e shkatërrimtare për ata vetë dhe të tjerët rrotull tyre.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Pandeli Majko shquhet për fantazi në komentet që bën rrallë e tek publikisht, për situata dhe persona të caktuar. Atij i përkasin shumë nga batutat e mençura ose edhe më pak të mençura, sipas rastit, por kurrë të zakonshme dhe të pa vëna re nga opinioni publik. Por kësaj here zoti Majko është ftuar nga Sokol Balla, që të bëjë një interpretim të ngjashëm me atë të ecjes së akrobati mbi një tel të tendosur, të lidhur në skajet e dy grataçielave. Debati aktual brenda PS mes Ramës dhe Blushit për çeshtjen e kandidimeve, është një sfidë delikate demokracie të brendshme.

Siç ndodh sa herë që PS grindet “mes vedit”, edhe ky sherr ka ngjallur pasion dhe hamendje e komente nga më të shumtat. Ben Blushi ka të drejtë për atë që thonë sot librat e rregullave në parti. E zeza në të bardhë! Vetë këto libra kanë lënë shumë hapësirë që aktualisht të komentosh nëse duhet një qasje laburiste apo një tjetër qasje franceze, gjermane apo skandinave, në lidhje me zgjedhjen ose konfirmimin e kryetarit të partisë, kur vetë partia është në pushtet. Statuti i PS, edhe i ndryshuar në kongresin e ardhshëm, siç pritet të ndodhë, nuk lejon që një normë e re të ketë fuqi prapavepruese në kohë. Rama, majko, Blushi dhe të tjerë në PS, duhet të kishin gjetur prej kohësh mënyrën për ta zgjidhur këtë ngërç absurd, që sot kthehet në një temë debati kombëtar, me pasoja politike për vetë socialistët.

Përballë kësaj logjike të ftohtë të gërmave dhe letrës së bardhë, socialistët po ndërtojnë një teori fluide, të fokusuar mbi nevojat për t’u orientuar drejt qeverisjes, më shumë sesa drejt detyrimeve formale të statutit. Një qëndrim që e mbulon vetëm pjesërisht diellin e parimeve me shoshën e arsyeve të tjera anësore.

Pandeli Majko ka bërë një dalje të guximshme mbrëmë, duke u rreshtuar hapur në këtë debat të brendshëm partiak. Ai ka përdorur gjithashtu një epitet që mund të quhet i gjetur, brenda kontureve dhe kontekstit të momentit. Sepse është i dukshëm fakti se dhe ai e ka të vështirë ta justifikojë ndryshe atë që po ndodh në PS, përveçse me motivin madhor të lënies dorë të lirë ndaj kreut të panelit, për të çuar para atë që ka nisur.

Sa për ne të tjerët, shqiptarët e thjeshtë, që jemi djegur, më shumë sesa ja kemi parë hajrin republikës së “kokëderrave”, mbetet të shpresojmë se kësaj rradhe si Pandeli Majko, si shefi i tij Rama, të jenë duke na çuar me kokën e tyre të fortë në drejtimin e duhur. Megjithëse e dimë gjithashtu  se “koka e fortë, e zeza e të zot”, siç thotë fjala e urtë.

/javanews.al/

Etiketa: Ben BlushiBerishaedi ramakokëderraPandi MajkoPSRama dhe MetaSkënder Minxhozi

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Fotot/ Tensionet me serbët, ushtarët amerikanë “blindojnë” veriun e Kosovës

Byroja e Hetimit/ Lu e Vllahutin takohen me Fatmir Xhafën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët europianë mblidhen në Moldavi, takim simbolik në shtetin pranë Ukrainës –

Liderët europianë mblidhen në Moldavi, takim simbolik në shtetin pranë Ukrainës –

22:23 | 30/05/2023
Tranzicioni/ Younis i bën thirrje Italisë që të luajë rol specifik për të ndihmuar në… –

Tranzicioni/ Younis i bën thirrje Italisë që të luajë rol specifik për të ndihmuar në… –

22:15 | 30/05/2023
Do shoqërohet me inflacion e ngritje taksash –

Do shoqërohet me inflacion e ngritje taksash –

22:11 | 30/05/2023
“Dasma. Fshihuni!”/ Sulmi raketor ndërpret momentin më special të çiftit

“Dasma. Fshihuni!”/ Sulmi raketor ndërpret momentin më special të çiftit

22:04 | 30/05/2023
Kukësi nis spastrimet, largohet sulmuesi –

Kukësi nis spastrimet, largohet sulmuesi –

21:57 | 30/05/2023

Më Të Lexuarat

  • Liderët europianë mblidhen në Moldavi, takim simbolik në shtetin pranë Ukrainës –
  • Tranzicioni/ Younis i bën thirrje Italisë që të luajë rol specifik për të ndihmuar në… –
  • Do shoqërohet me inflacion e ngritje taksash –
  • “Dasma. Fshihuni!”/ Sulmi raketor ndërpret momentin më special të çiftit
  • Kukësi nis spastrimet, largohet sulmuesi –
  • Shqiptarë e serbë përleshen në Austri, të shtëna edhe me armë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët europianë mblidhen në Moldavi, takim simbolik në shtetin pranë Ukrainës –
  • Tranzicioni/ Younis i bën thirrje Italisë që të luajë rol specifik për të ndihmuar në… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com