Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Renditja në FIFA/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova vendos rekord të ri

Nga Klodiana 0

FIFA ka publikuar ditën e sotme, renditjen e re për ekipet kombëtare, pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë fillimit të shtator.

Shqipëria gjendet në vendin e 64-t, me 1372 pikë, 10 më shumë se sa kishte në renditjen e kaluar, ndërkohë pozicioni mbetet i njëjtë, duke mos ndryshuar asnjë vend.

Paraqitjet mjaft të mira për Kosovën, duket se janë shpërblyer, dhe “dardanët” janë ngjitur një pozicion më sipër, dhe tani e shohin veten në vendin e 119-të të renditjes botërore, një pozicion rekord ky për Kosovën. Ekipi që drejtohet nga Shaland, tani numëron 1164 pikë, nga 1149 që numëronte në renditjen paraardhëse.

Sa i përket vendeve të kreut, është ende Belgjika që kryeson renditjen botërore, me 1752 pikë. Franca ka ngjitur një pozicion, dhe tani është e dyta, pas fitoreve me Shqipërinë dhe Andorrën. Zbret në vendin e tretë ndërkohë, Brazili. Anglia mban vendin e katërt, ndërsa në vendin e pestë ngjitet Portugalia.

Top 10-shja, vazhdon me ekipe si Uruguai, Spanja, Kroacia, Kolumbi dhe Argjentina. Renditjen e plotë e gjeni KËTU.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej