Rekord i zi / 15 të vdekur dhe 836 raste në 24 orët e fundit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rekord i zi / 15 të vdekur dhe 836 raste në 24 orët e fundit

17:14 | 20/11/2020
në Kryesore
0

Koronavirusi në Shqipëri, ditë pas dite po del jashtë kontrollit.

Sot, shifrat janë alarmante, ndërsa numri i të vdekurve po vjen gjithmonë në rritje.

Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 15 qytetarë.

Read more

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ndërkaq janë 836 raste të reja shënuara në Shqipëri. Rekordin e mban Tirana me 560 raste të reja.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.677 testime, 490 të shëruar, 836 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Kufizoni kontaktet dhe mos qëndroni në asnjë lloj grupimi me më shumë se 10 persona, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 836 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,

28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë,

15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,

9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,

5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,

3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,

1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Gjithashtu për të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, Ministria e Shëndetësisë apelon se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID–19 – Statistika (20 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 836

Të shëruar ne 24 orë 490

Të shtruar në spitale 436

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 2,677

Testime totale 168,294

Raste pozitive 31,459

Raste të shëruara 15,055

Raste Aktive 15,732

Humbje jete 672

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8082

Durrës 1180

Elbasan 742

Fier 1151

Korçë 905

Vlorë 745

Shkodër 866

Lezhë 667

Berat 507

Kukës 317

Dibër 142

Gjirokaster 428

Etiketa: Koronavirusiministria e shendetesiseRekord i zi / 15 të vdekur dhe 836 raste në 24 orët e funditSars-Cov2Shqiperite vdekur

Të Lidhura

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Para
BKH mbyll intervistat/ Kualifikohen 39 kandidatë, në fazën tjetër do të deklarojnë pasuritë

BKH mbyll intervistat/ Kualifikohen 39 kandidatë, në fazën tjetër do të deklarojnë pasuritë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com