Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin, Agron Zhukri, i cili sot i dha të drejtë Sali Berishës duke regjistruar ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Sipas dokumentit që mban emrin e Bardhit, gjyqtari Agron Zhukri ka shkelur vendimin e vet për të pezulluar shqyrtimin e çështjes derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD për ndryshimet statutore.
Po ashtu, Gazment Bardhi thotë se i kërkon SPAK-it të administrojë kamerat e gjykatës, ku shohet qartë takimi i gjyqtarit Zhukri me një nga përfaqësuesit e atij që njihet si Komisioni i Rithemelimit. PD sqaron se gjyqtari Zhukri e ka caktuar seancën pas këtij takimi.