Reformë mediatike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reformë mediatike

10:04 | 06/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Edi Ypi

Vajtja e Fevziut të Klanit te Topi i Blushit nuk është një event dosido, është një rrufe në qiell të kaltër. Ngjarjes madhore me protagonistë dy kollosët e gazetarisë së shkruar dhe vizive i duhet dhënë rëndësia e duhur. Të shfrytëzohet ky tërmet viganësh për të bërë një reformë mediatike, disa lëvizje të nevojshme për të evituar traumat psikike duke përmirësuar sa të jetë e mundur gjumin e shprishur të shqiptarëve pas çakërdisjeve halucinative të të enjteve mbrëma.

Meço Nëmërçka, për shembull, të shkojë urgjent te Klani ku çdo të enjte mbrëma të bëjë programin me titull SÇBFPJOL ose MRRPMXHE. Të dali një trim t’i thotë Ylli Ndroqit se e ka tepruar me çuna oficerash sigurimi në televizionin e tij.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Zheji ta vazhdojë 360 gradëshin rretheqark Orës në stilin “Rock around the clock”, pa harruar ta ftojë në Tiranë si pjesë të përherëshme të emisionit titanin e retorikës globalistike, Syçin, i cili me këtë rast, pasi ti thotë lamtumirë Amerikës, të përgatitet për postin që plotësisht e meriton, Ministër i Brendshëm në zgjedhjet e ardhëshme.

Perfeksionisti i tekstit, komunisti Dritan Hila, t’ja lërë përkohësisht Arenën e vet Ballës së pallës për t’u kthyer ku vajti Geron Xhafaj, matanë detit, ku, siç thonë, edhe Hila ka një dava’ giudiziare pezull.

Për arsye që i merr vet me ment, Kastriot Myftaraj t’ja ndërrojë emrin programit të vet nga “Ju Flet Moska” ta bëjë “Ju flet Bishkeku”.

Pakashumë për të njëjtat motive, gazetari investigativ Artan Hoxha, ai punët e Kanabisit i di në majë të gishtave, të iki ca kohë pas Donald Lu-së në Kirgizi për t’u dhënë drejtim disa problemeve me rëndësi gjeostrategjike ndërkontinentale.

Televizioni Report TV i Carlo Bollinos është definitivisht televizioni informativ më i ndjekur në çdo shtëpi, lokal, restorant, hotel, burg. Por Carlo të mos flerë mbi dafina. Të dëshmojë se me të njëjtën energji dhe shpejtësi që bëri dy Bunk’Arte të supersuksesëshme, është i aftë të realizojë brenda këtij sezoni Talk Shown e premtuar që do t’i hedhi në hale të gjithë të tjerët.

Për një kombinim sa më efikas të spektaklit populist, gjeopolitikës së divulguar, artit dhe kulturës së shkretëtirtë pa asnjë frymëzim që shërben si mjete mbijetese, Ardit Gjebrea të këmbehet me Fatos Lubonjën. Nëse eksperimenti shkon mirë, pra nëse gjithologjia e të dyve do rezultojë funksionuese edhe në mjedise të ndryshme, hallall, të vazhdojnë të rrinë në vendet e reja. Në mos, t’i bëjnë derman vetes.

Robert Rakipllari, Lenc Vangjeli, Skënder Minxhozi, Aleksandër Çipa, dhe disa diva të tjerë të këtij kalibri të paguhen nga Gëzim Ismaili të venë për ca kohë t’i nxjerrin gjumin TV Shijakut duke e gudulisur me një fije bari te veshi. T’i gjejë ku të dojë paret Gëzimi. E rëndësishme është që pjesëmarrja e të sipërpërmendurve në televizionin e parë privat të mos preki programet e nazistes Eliana Hoxha, antikomunistit të paepur Nebil Çika, dhe ish komisarit të kurvit shndrruar në demokrat Bejdo Malo.

Për ta garantuar suksesin edhe për 10 vitet e ardhshme pa mënyra vulgare me bythë e cica të zbuluara femrash, brenda kësaj reforme, Arjan Çani duhet të bëjë diçka që çudi si nuk i ka vajtur mendja deri tani. Nga dera ku futen në skenë të ftuarat me brekë e pa brekë, e deri tek vendi ku do ulen këmbë mbi këmbë, pra në një gjatësi nja 10 a 15 metra, të vihen nën dysheme disa ventilatorë, era e të cilëve duke fryrë nga poshtë, të ngrerë lart fustanet e të ftuarave si fustani i Merilin Monrosë te ai filmi. Në këtë mënyrë, përveç kënaqësisë estetike që provon çdo mashkull nga ngritja e fustanit të femrave nga era, publiku nuk do lodhet ta marrë me ment ka apo ska gjë nën fustanet gjysëm transparente, por do verifikojë me sytë e vet nëse mysafiret janë me apo pa brekë.

Nga 20 vjet rrjesht ditë për ditë të njëjtin “capriccio molto apassionato për çifteli dhe gajde”, tek nat për nat të njëjtin “marsh funebër për film horrori”, Mero Bazja ta bëjë duke kaluar nga gazeta TemA te TemA TV.

Gjatë dhjetëra viteve “Zëri i Amerikës” nuk e tha kurrë një fjalë kundër kurvit dhe TVSH nuk i njohu kurrë asnjë avantazh Amerikës. Për një normalizim sado modest të kësaj katastrofe deri më tani të shurdhët, si drejtuesa të institucioneve shtetërore që kanë qënë dhe janë nën thundrën e Sigurimit, Elez Biberaj dhe Thoma Gëllçi duhet të ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin.

Biberaj të mos harrojë të marri me vete veteranin e manipulimit propagandistik me përmasa planetare, Ilir Ikonomin. Për t’i dhënë një frymëmarrje të re Zërit të Amerikës duke i shkundur mykun dhe pluhurin, Gëllçi të marri me vete më prodhimtarin e mediave shqiptare, Kel Demin. Keli me siguri do pranojë. Se vërtet do lerë në Shqipëri gjithato punë, por do bëjë në Amerikë gjithato shërbime, posaçërisht çështjes çame.

Të vazhdojë të vejë televizion më televizion si hyzmeqar i njërit e tjetrit, nuk është në nderin dhe dinjitetin e korifeut mediatik Ylli Rakipi. Kolonjari Ylli duhet të vërë në lëvizje të gjitha cepat e tij për të ngritur urgjent nga varri vazhduesen e denjë të Konicës së madh, gazetën Albania, dhe vënien në funksionim të televizionit pranë gazetës në fjalë, “Albania Television” që tash e tutje do bëjë hatanë me të ekspozuar e të pa ekspozuar, të gjallë e të vdekur, të kallur e të pakallur.

Më i madhi i opinionistëve dhe editorialistëve shqiptarë, ai që gazetarinë nuk e ka mësuar si mësojnë ca kitarën “me veshë” por e ka studiuar me rrënjë e me degë me vite nëpër universitetet e Europës, Ervis Iljazaj, tani e përgjithmonë, të nxjerri shpatën dhe të vrasi e të presi sa majtas sa djathtas, të çajë barqe e të thyej kocka, si ti dojë kokrra e qefit.

Brenda kësaj reforme duhet menduar edhe për defuntët. Pasi Ilva Tare të emërohet ambasadoreshë në Angola ose në Madakaskar, dhe Drejtoreshë e televizionit Ora News të jetë bërë Aurora Sulçe ndërsa drejtor i informacionit me të drejta të pakufizuara i papërtuari Roland Qafoku, Tonight-in e Ilvës ta udhëheqin nga varri, një herë Dan Klosi, tjetrën herë Andrea Stefani.

http://shqiptarja.com/lajm/reforme-mediatike

Etiketa: blendi fevziuEdison Ypimediareformë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Policia ndalon protestën e minatorëve: Cënohet puna e organeve ligjzbatuese (film)

Policia ndalon protestën e minatorëve: Cënohet puna e organeve ligjzbatuese (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com