Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se sot kemi sfida imediate me të cilat përballemi siç janë cilësia e zgjedhjeve.
Meta tha se një faktor që dominon debatin për cilësinë e zgjedhjeve ka të bëj me penalizimin e të gjithë atyre që tentojnë blerjen e votës, fotografimin e votës ose kontrollin e votës bazuar mbi presionet e ndryshme.
Në seminarin ‘Forcimi i pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor’, Meta u shpreh se “Kjo ka ardhur si pasojë e defekteve serioze në Kodin Zgjedhor. Unë kërkoj përshpejtimin e punës së komisionit të Reformës Zgjedhore. Apeli im është që ky komision të përfundojë sa më parë punën, i orientuar nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Koha është e shkurtër, por besoj se është e mjaftueshme që të zgjidhen mosmarrëveshjet”, nënvizoi Meta.