Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore,me anë të një letre zyrtare i janë drejtuar ODIHR-it, ku kërkojnë dërgimin e një eksperti që do të punojë së bashku me ekspertet vendas në hartimin e drafteve përfundimtare në kuadër të Reformës Zgjedhore.
Nderkaq, Komisioni mbetet në pritje të caktimit të ekspertëve nga opozita jashtëparlamentare që sëbashku me ekspertet e komisionit të fillojnë menjëherë dhe pa humbur kohë punën.
Kërkesa është firmosur nga dy bashkekryetaret e komisionit Gjiknuri dhe Hajdari.
Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës
Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...