Halimi: Venecia sygjeron dialogun politik, si e vetmja mënyrë për të hartuar dhe miratuar ndryshimet kushtetuese
Ambasadori amerikan Donald Lu, i ka dorëzoi sot kryetarit të PD-së draftin final të opinion të Komisionit të Venecias për reformën në Drejtësi. Pas vizitës së ambasadorit amerikan në selinë e PD-së, deputeti i kësaj partie, Eduard Halimi tha se dialogu politik për reformën është e vetmja mundësi që ajo të finalizohet.
“I takon qeverisë dhe maxhorancës të krijojë kushtet për një dialog politik, sepse dialogu politik është e vetmja mënyrë për të hartuar dhe miratuar ndryshimet kushtetuese, siç e thotë Venecia kush e lexon ndryshe është kundër reformës. PD është e inkurajuar nga të gjitha çështjet që ajo ka ngritur”, tha Halimi.