Reforma në drejtësi: gjej shesh e bëj përshesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në drejtësi: gjej shesh e bëj përshesh

08:45 | 30/01/2019
në Uncategorized
0

Nga Ilir Babaramo

Debati për reformën në drejtësi ka arritur në pikën më qesharake të mundshme. Prej dy ditësh gjithë mediat janë duke debatuar nëse një nga zyrtarët më kryesorë, ajka e ajkës së të përzgjedhurve të reformës në drejtësi e ka mbiemrin Sheshi apo Shesha. Kjo është dilema më e madhe që u krijua nga autorët e reformës në drejtësi. Autorët, ose më saktë bedelët, tashmë kanë ikur në drejtim të ditur e të paditur. Kanë ikur si ata që pasi bëjnë plaçkë duke shkëmbyer favore mall me mall në ndonjë këmbë ure, nuk kanë më asnjë brerje ndërgjegje.

Katër vjet më parë shkrova se trysnia që ambasadorja e BE-së i bënte opozitës për reformën në drejtësi shkonte paralel me tenderat që disa firma rajonale përfitonin në sistemin energjitik. Para e madhe, disa dhjetëra milionë euro.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Sapo ishte paraqitur një projekt, një projekt që dy ambasadorët në rrethana okulte përpiqeshin t’ia paraqisnin opinionit publik shqiptar si diçka më të shenjtë se Dhjatën e Vjetër. Nëse thoshje gjysëm fjale kundër këtij projekti kishe gjithë stuhinë e erinive mbi kokë. Katër vjet më parë, shumë dylekoshë shqiptarë të ambasadave, shumë shkrues fjalimesh të udhëheqësave që kanë rënë nga vakti dhe ëndërrojnë të shkruajnë fjalime më të mira për udhëheqësit aktualë u turrën të mbysin çdo belbëzim kundër projektit që ishte ambalazhuar nga Vllahutin, por ishte hartuar nga një pjesë okulte e politikës shqiptare. Njëra dorë lan tjetrën. Para kishte për të tërë. Ca më tepër që fjalimshkruesit e kanë pazarin e ulët.

Në fakt, projekti ishte arroganca më e mundshme e demonstruar nga një shumicë qeverisëse Me një fushatë intimiduese ndaj opozitës, përmes një shpëlarje truri të opinionit publik që kush është kundër këtij projekti është kundër Evropës, Amerikës, integrimit, asocimit, stabilizimit e kështu me radhë, e kështu pa fund, thjesht kush guxonte të kishte qoftë dhe pyetjen më të vogël befas gjendej i kryqëzuar si ata 40 vjet më parë që sulmoheshin kulakë, borgjezë, revizionistë, imperialistë, tradhëtarë, sabotatorë. Për hir të vërtetës, rregjistri i sharjeve tashmë është më i reduktuar.

Përtej opinionit personal, le të flasim konkretisht se çfarë përfaqësonte ky projekt. Rezultati i tij ishte fare i qartë: drejtësia e kontrolluar nga Berisha do kalonte në kontroll të Ramës. Ishte një abuzim eklatant i nevojës ulëritëse për një reformë në drejtësi. Duke abuzuar me konsensusin mbarëpopullor për të pastruar drejtësinë u bë enginering më perfid politik. Projekti i parë parashikonte që SPAK të ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme. Ishte koha, kur Tahiri kishte gjelbëruar gjithë territorin e Republikës. Ishte koha, kur këta ambasadorë shikonin çdo ngjyrë, përfshirë gjithë kategoritë e lejlasë, me përjashtim të së gjelbërës së hashashit. Ishte një projekt që e kthente institucionin e akuzës para vitit 1982, kur hetuesia u shkëput nga Ministria e Brendshme. Barrë e madhe për Saimirin që të bëntë Kadri Hazbiun, pavarësisht se fatin politik e kanë të njëjtë. Ndonëse e kompleksuar opozita arriti të ndryshojë projektin alla Kadri Hazbiu. Reforma në drejtësi, më e koklavitur se kodet bizantine, u aprovua.

Rezultatet e kësaj reforme po i shikojmë tani. Prej dy vjetësh vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një prokuror të përkohshëm që u zgjodh gjasme për një muaj dhe është 14 muaj në zyrë e nuk dihet se kur do zgjidhet ai sipas kësaj reforme.

Një nga njerëzit që duhet të votojë prokurorin e përgjithshëm, që bën pjesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, që do emërojë gjithë prokurorët e hetuesit e mundshëm të Shqipërisë është pikërisht zoti Sheshi, i cili thotë se ka dhe një mbiemër tjetër, Shesha. Autoriteti i dosjeve pati pudorin ose thënë shqip minimumin e cipës në faqe, që të thotë se zoti Sheshi është një monstër e sistemit të kaluar. Dy ditë debate pa fund: Sheshi apo Shesha. Gjithë kjo lojë fjalësh bëhet, nëse i sipërpërmenduri është rekretuar apo jo nga Sigurimi i Shtetit kur ishte 17 vjeç. What the fuck?! Po çfarë rëndësie ka, nëse ke falsifikuar këtë detaj. Po ku ka histori më ulëritëse se kur pranon që 18 vjeç ke shkuar jeniçer në Shkollën e Ministrisë së Brendshme se katër vjet më pas ke punuar si oficer i Sigurimit të Shtetit për 15 vjet rresht!

Eshtë ulëritëse kjo që po ndodh. Si ka mundësi që reforma në drejtësi të prodhojë monstruozite të tilla? Si ka mundësi që tre vjet pas shembjes së komunizmit të kemi një zbaticë të tillë vlerash. Imagjinoni për një çast sikur t’i thoni një gjermani apo rumuni se një ish kolonel i STASI-t apo Securitate-s do përcaktojë se kush do jetë prokuror i përgjithshëm dhe do emërojë gjithë prokurorët e tjerë.

Do ia kishim pranuar Ramës thuajse gjithçka, por që në vitin 2019 të bëjmë debat, nëse një 60 e kusur vjeçar, oficer i Sigurimit e ka mbiemrin Sheshi apo Shesha është përtej çdo imagjinate. Ka mijëra fëmijë të familjeve të majta që çdo vit mbarojnë studimet për drejtësi në universitet më me emër në botë. As Ruçi, ministri i fundit komunist, pavarësisht nostaligjisë nuk do ta bënte këtë gafë të tillë në sy të ambasadorëve që gjithsesi kanë pak cipë në faqe dhe kanë firmosur miliona euro për reformën në drejtësi. Gramozi nuk e di Habeas Corpus, por për Magna Carta duhet të ketë dëgjuar diçka, sa për të kuptuar që ca kohë dhe tabiate nuk kthehen më.

Etiketa: ajkëBujar SheshiIlir BabaramoKadri Hazbiuperfidpërsheshreforma ne drejtesiSecuritateSTASI

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Sevim Arbana: Pashë Ramën që pickoi me dhunë një ministre, ajo qau (film)

Sevim Arbana: Pashë Ramën që pickoi me dhunë një ministre, ajo qau (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com