Reforma elektorale dhe bankieri Alfred Peza – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma elektorale dhe bankieri Alfred Peza

20:37 | 13/01/2017
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Ilir Babaramo

Sot, duke qëmtuar portalet, dy lajme më bënë përshtypje: mbledhja e komisionit parlamentar të reformës elektorale, ku thuajse gjithë partitë parlamentare kërkonin votim dhe numërim elektronik dhe blerja e disa aksioneve të Bankës Credins nga Alfred Peza. Për këdo, këto dy lajme mund të duken krejt pa lidhje me njëri-tjetrin, por mua më krijuan një asosacion të pështirë duke qenë dëshmimtar i dy dekadave jetë politike.
Me Pezën kemi qenë dy nga tre gazetarët që Departamenti i Shtetit u mundësoi një oportunitet sa të rrallë, aq dhe dhe bujar. Për më shumë se një muaj kemi ndjekur zgjedhjet e vitit 2004 në Shtetet e Bashkuara. Peza ishte në bandën e Klanit, vartës i Fevziut. Një nga dhjetëra takimet që na u mundësuan ishte dhe me stafin që kishte organizuar debatin televiziv mes dy kandidatëve Bush dhe Kerry. Një mundësi profesionale që të vjen vetëm një herë në jetë. Jo çdo minutë, por çdo sekondë duhej përpirë. Por, nuk e patëm atë fat. Nga 30 minuta që ishte parashikuar takimi, 20 minuta na i mori Peza. Me atë artikulimin e tij të zvargur, pauzat aq bezdisëse që po t’i shtoje dhe kohën që i duhej përkthyesit për të kthyer në anglisht idiomat e vështira të tij që të kujtonin javashllëkun e kohës dhe zonës së Haxhi Qamilit, dëgjoja në DC si Fevziu e ka ndërtuar emisionin e tij, si Sandri e ka ndihmuar për ta konsoliduar dhe përse Nano e ka gabim që e ka bojkotuar së fundi. Organizuesit e debatit që ishte ndjekur nga 1.2 miliardë shikues në të gjithë globin tundnin kokën me mirësjellje. Në minutën e 30 u çuan, njëri prej tyre na tha: “thank you for your visit” .
Nga ai muaj fantastik në 5 shtete të SHBA më është gdhendur në kujtesë dita e zgjedhjeve, 2 Nëntor 2004. Menjëherë e kuptuam përse zyrtari i Departamentit të Shtetit kishte vendosur që atë ditë të ishim në Florida, shteti ku guvernator ishte vëllai i Presidentit Bush. Jeb Bush kishte qenë guvernator i Floridës dhe gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000, votime aq të debatuara sa pas shumë muajsh numërimesh e rinumërimesh të shoqëruara plot dilema, të cilave u dha fund vetëm Gjykata Supreme me një votë diferencë. Në fakt, votimet në Florida gjatë vitit 2000 kishin patur shumë probleme. Thembra e Akilit ishte fleta e votimit që gjithë vëzhguesit e quanin “flutur”, sepse krijonte një iluzion optik. Për shkak të këtij iluzioni qindra mijëra votues në vend të votonin për Al Gore e çonin votën dëm për një ekologjist. Në mos gabohem Ralphe Nader quhej. Për këtë arsye, katër vjet më vonë gjithë vëmendja ishte përqëndruar në Florida, ku sërish organizuesi i zgjedhjeve ishte administrata e guvernatorit Jep Bush. Për këtë arsye na çuan dhe ne në Florida. Hymë në shumë në qendra votimi. Gjithçka ishte ndërtuar mbi parimin e votimit dhe numërimit elektronik. Gjë më të thjeshtë nuk kam parë. Kutitë e votimit ishin fiks si automatët e bankave. Fusje kartën e identitetit, ekrani hapej dhe të dilnin emrat dhe portretet e kandidatëve. Votuesi shtypte mbi të preferuarin e vet. Ky veprim i thjeshtë mbyllte ciklin. Kishte votuar dhe ndërkohë vota e tij ishte numëruar në sistem. Dhjetë minuta pas mbylljes së procesit të numërimit dilte rezultati. Procedurë që nuk mund të trukohej, sepse ID mund të përdorej vetëm një herë dhe gjurmët e gishtave nuk lejojnë që ID e dikujt ta përdorë dikush tjetër.
Pikërisht këtë lloj votimi dhe numërimi kërkojnë gjithë partitë shqiptare. Në komision vetëm Taulant Balla i PS është kundër. E çuditshme, sepse në kohën që kjo qeveri po e shtrin me shumë të drejtë shërbimin dixhital në shumë aktivitete (madje në këtë mënyrë marrin dhe pagën nga bankat) kundërshton mekanizmin aq të thjeshtë që i jep fund mafies së manipulimit të votës.
Kam qenë me bankierin e sotëm Alfred Peza, kur kam parë këtë mënyrë votimi. Nuk e kuptoj përse gazetari i dikurshëm nuk ua tregon këtë përvojë kolegëve të tij në grupin parlamentar të PS. Ai mund tua thotë këtë përvojë, sepse nëse ia lë Rucit në dorë, ai të çon tek goglat e e votimeve të 2 janarit 1945. (Huqet e rinisë i tregoi në kongresin e fundit të PS, të cilin e sterilizoi si një koncesion).
Po shkojmë drejt zgjedhjeve të qershorit si drejt një déjà vu të votimeve të vitit 2009. Kam bindjen e plotë se Rama i fitoi ato zgjedhje, madje thellë. Por, Berisha kishte ndërtuar një sistem sa kapilar aq dhe perfid. Bleu gjithë komisionerët. Listën e atyre që shitën votat në Gjirokastër e kam dhe unë. Rama e ka marrë i pari. Berishës skema i funksinoi. Ishte fiks si ajo e zgjedhjeve në Dibër. “Pjesëmarrje e jashtëzakonshme” në zgjedhje. Komisionerët e opozitës nuk panë gjë. Tutti contenti.

Etiketa: Al GoreAlfred PezabankieriIlir BabaramoJeb BushRalphe Naderreforma elektoraleThembra e Akilit

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shpëtim Idrizi: Zvarritja e qëllimshme e Reformës Zgjedhore

Shpëtim Idrizi: Zvarritja e qëllimshme e Reformës Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com