Shpëtim Idrizi: Zvarritja e qëllimshme e Reformës Zgjedhore

0
331
Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate Keshillit Kombetar te Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, ku deklaroi se forca politike qe ai perfaqeson do te kerkoje ngritjen e nje komisioni te posacem parlamentar per te zbardhur ngjarjen e qershorit 1944 ne krahinen e Camerise, si dhe regjistrimin e te zhdukurve e te vrareve gjate gjenocidit grek./r/n/r/nLeader of PDIU, Shpetim Idrizi, speaks during the National Council of the Party for Justice, Integration and Unity.

Komisioni të mos mblidhej një herë në 3 muaj, por dy herë në javë me qëllim përshpejtimin e punës për çështjet më sensitive.”

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi,  kërkoi sot nga partitë politike parlamentare të mos vazhdojnë  zvarritjen e qëllimshme me reformën zgjedhore, por ta përfundojnë atë me punë intensive të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme të këtij komisoni, Idrizi ka shprehur kritikat e tij për krerët e partive të mëdha parlamenatre, të cilët deklarojnë dakortësinë për çështjet themelore, por vazhdojnë të zvarrisin procesin e  reformës.

Kemi një vit që sorollatemi dhe sot kemi një matricë për të filluar punën. Edhe kur flasim për zgjedhje jo transparente, në radhë të parë kjo vjen nga dy partitë kryesore që ruajnë administrimin politik të zgjedhjeve, që nga KQZ-ja, dhe nga gjithë strukturat e tjera të menaxhimit zgjedhor. Të gjithë jemi në favor të identifikimit, numërimit dhe votimit elektronik. Unë nuk e kuptoj se pas një viti vërtitemi prapë në të njëjtin diskutim”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së ka propozuar mbledhjen dy herë në javë të komisionit të Reformës zgjedhore, me qëllim që t’i jepet fund procesit në kohën e përcaktuar nga Kushtetuta.

Ky komision të mos mblidhet një herë në 3 muaj. Të mblidhemi dy herë në javë. Të shohim se si mund të veprohet me numërimit elektronik. Për çështje të tjera si financimi, mediat, dekriminalizimi, ne jemi dakord. Unë kërkoj që, në qoftë se jemi dakord të fillojmë punën duke shpejtuar punën e këtij komisioni, të fillojmë punën duke u mbledhur dy herë ose tre herë në javë për çështjet më sensitive. Edhe në mbledhjen e para 6 muajve, kemi kërkuar nga KQZ-ja apo ata që na asistojnë, të shohin mundësinë e teknologjisë për votimin, identifikimin dhe numërimit elektronik“, tha Idrizi.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.