• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reciprociteti për targat, Vuҫiç: Nëse brenda 10 ditëve nuk ka kompromis me Kosovën, serbët…

10:06 | 22/08/2022
në Kosove Rajon
0

Presidenti serb, Vuçiç shpreson për një marrëveshje me Kosovën për dokumentet dhe targat e makinave para 1 shtatorit. Në të kundërtën, ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh të dielën në Beograd se e ka mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje kompromisi me qeverinë në Prishtinë për çështjen e targave të automjeteve dhe dokumenteve serbe të udhëtimit.

Presidenti i Serbisë që nga takimi i 18 gushtit ku u takua në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nuk kishte folur për mediat. Pas një takimi të dielën më 21 gusht në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiç në një konferencë për medie iu drejtua kombit.

Lexo edhe

Deklarata skandaloze e presidentit kroat, e mbështet Serbia

‘Kosova iu rrëmbye Serbisë’, deputetja shqiptare ‘përplaset’ me…

Asociacioni i komunave serbe, caktohet data për diskutimet e para

Do mund të gjendet një zgjidhje kompromisi?

Vuҫiç tha se është i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave brenda dhjetë ditëve, pasi qeveria e Kosovës më 1 shtator pritet të nisë zbatimin e masave të reciprocitetit për këto dy çështje.

Ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet e tyre.

Presidenti serb tha se kishte hedhur propozimin që serbët e Kosovës të mos përfshihen në vendimin për dokumentet personale dhe të pajisën me targa që janë neutrale ndaj statusit të Kosovës, por pala e Kosovës tha ai, “i hodhi poshtë këto propozime kompromisi”.

Sipas Vuҫiç, “qëllimi i Prishtinës është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe përndjekja e serbëve nga Kosova”.

Takimi që nuk solli asnjë rezultat

Takimi i 18 gushtit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiç, dështoi dhe nuk u arrit ndonjë marrëveshje, por autoritetet ndërkombëtare kërkuan nga palët që të shmangin tensionet si ato të 31 korrikut.

Në këtë ditë grupe serbësh bllokuan rrugët në veriun e Kosovës duke kundërshtuar kështu vendimet e qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumentet e udhëtimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia.

Serbia zbaton masa të njëjta për qytetarët e Kosovës që kalojnë nëpër Serbi tash e dhjetë vjet.

Forcat paqeruajtëse të  NATO-s kanë shtuar prezencën e tyre në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë./DË/

 

 

Etiketa: Aleksandër VuçiçditëkompromisKosovareciprocitetiserbettargat

Të Lidhura

Deklarata skandaloze e presidentit kroat, e mbështet Serbia

Deklarata skandaloze e presidentit kroat, e mbështet Serbia

nga 27
22:14 | 30/01/2023
0

Sot Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se Kosova i është aneksuar...

‘Kosova iu rrëmbye Serbisë’, deputetja shqiptare ‘përplaset’ me…

‘Kosova iu rrëmbye Serbisë’, deputetja shqiptare ‘përplaset’ me…

nga 27
18:34 | 30/01/2023
0

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit kroat, Zoran Milanoviçit i cili...

Gazeta serbe zbardh planin franko-gjerman me 10 pika –

Asociacioni i komunave serbe, caktohet data për diskutimet e para

nga 27
21:57 | 24/01/2023
0

Shtetet e Bashkuara përmes ambasadës së tyre në Kosovë kanë njoftuar se më 31 janar do të mirëpresë një diskutim...

‘Vrasësi’ shqiptar iku në Shqipëri? Ja çfarë shkruajnë mediat greke

‘Vrasësi’ shqiptar iku në Shqipëri? Ja çfarë shkruajnë mediat greke

nga 27
21:20 | 24/01/2023
0

Vitin e kaluar, më 22 nëntor, vrasësi i dyshuar në kërkim Izbi Çaushi e kishte marrë me qira automjetin nga...

Para
Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohet 63-vjeçari dhe procedohet një tjetër në Elbasan

Rrahu xhaxhain e tij, arrestohet 27-vjeçari në Cërrik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Blegtoria në kaos, shkak skema absurde e qeverisë –

Blegtoria në kaos, shkak skema absurde e qeverisë –

14:32 | 31/01/2023
Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat –

Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat –

14:26 | 31/01/2023
FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –

FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –

14:18 | 31/01/2023
Qeveria po tallet me studentët –

Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –

14:16 | 31/01/2023
FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

14:08 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Blegtoria në kaos, shkak skema absurde e qeverisë –
  • Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat –
  • FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –
  • Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –
  • FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –
  • EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Blegtoria në kaos, shkak skema absurde e qeverisë –
  • Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com