Reagon Shpëtim Idrizi për “llapaqenët”: PDIU është në opozitë, se Rilindja po vret Çështjen Çame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon Shpëtim Idrizi për “llapaqenët”: PDIU është në opozitë, se Rilindja po vret Çështjen Çame

12:15 | 28/04/2019
në Bota, Kryesore
0
CAMET NE TUBIM - Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur ne nje tubim paqesor prane Piramides, te organizuar nga Shoqata Cameria, gjate vizites se Presidentit grek, Karolos Papoulias, ne Tirane.

CAMET NE TUBIM - Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur ne nje tubim paqesor prane Piramides, te organizuar nga Shoqata Cameria, gjate vizites se Presidentit grek, Karolos Papoulias, ne Tirane.

Pas sulmeve të Propagandës të Rilindjes dhe disa “çamëve” që i bëjnë fresk Edi Ramës për vende pune dhe biznese, ka reaguar Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU–së. I pyetur për pozicionin politik të partisë së tij në këtë situatë krize të thellë dhe sulmet e ulëta ndaj tij, ai shprehet:

Shpëtim Idrizi: Ne kemi disa arritje shumë të rëndësishme siç është miratimi i rezolutës për shqiptarët e Çamërisë. Një dokument relevant që detyron çdo qeveri të ngrejë, të hapë dhe të zgjidhë çështje të ne shqiptarëve të Çamërisë, kemi varrezat e shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjër ku prehen 2970 shqiptarë të Çamërisë. Kemi për herë të parë deklarimet hard për një ndër çështjet që ka Shqipëria me Greqinë është çështja e shqiptarëve të Çamërisë. Pas 4 majit të 2016 ku ne kishim dhe kongresin e PDIU-së, u pa edhe një ndryshim kursi nga aleatët tanë që ishin rilindasit në atë kohë. Madje, zoti Rama në kongres tha që ne nuk e shohim dhe aq sy të mirë rritjen tuaj, pra kishin një farë xhelozie, pas kësaj ndodhi një ndryshim kursi dhe Rilindja punoi fort për ta përzënë nga koalicioni Çështjen Çame dhe PDIU-në dhe sigurisht për të ndryshuar totalisht kursin me Greqinë. Ka qenë momenti ku dakordësuam me mazhorancën dhe me Ramën për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar të ngjashëm me atë të Tivarit ku ne për herë të parë paraqitëm me dëshmi juridike historike Çështjen Çame në Parlamentin e Shqipërisë dhe jo të Greqisë dhe megjithëse kishim një dakordësi më përpara ju e dini që na u bllokua në byronë parlamentare nga z. Ruçi. Pas kësaj pamë një ndryshim kursi totalisht për Çështjen Çame, që gjatë fushatës. PDIU-ja arriti rezultatet më të mira gjatë gjithë kohës në këto zgjedhje prej 76 mijë votash të barabarta për 7-8 mandate, por investimi i Ramës dhe Rilindjes, bëri që të vidhen direkt mandati i Tiranës dhe i Fierit dhe sigurisht që nga jashtë koalicioneve për shkak të marrëveshjes Basha-Rama, goditi të gjitha votat e PDIU-së. Ju kujtoj se një mandat për çdo forcë tjetër politike doli me 11 mijë vota, ne kishim 76 mijë vota dhe dolën 3 mandate, u hoq dhe i vetmi përfaqësues që ngeli në Parlamentin e Shqipërisë z. Aqif Rakipi dhe sigurisht që këta të 3 që ngelën i kishte blerë Rilindja që më përpara, njëra deklaroi që pa mbaruar zgjedhjet që jemi të PS-së. Ajo që po ndodh sot me ata që janë nëpër lista në Parlamentin e Shqipërisë sigurisht që deri këtu jemi në idenë që e doni tepsinë të gjithë për vete nuk i duhej koalicion as PDIU. Përtej kësaj, për t’iu dhënë përgjigje të gjithë “llapaqenëve” që kanë shkruar këto ditë të shtyrë nga propaganda e “Komitetit Qendror” që sot simpatizojnë me reminishenca të Enver Hoxhës, Çështjen Çame, por dhe PDIU-në, u bë e qartë që në shtator në programin e dytë të kësaj qeverie se Çështja Çame nuk ekzistonte. Pra, nëse 4 vite më parë Çështja Çame ishte e shkruar e zeza në të bardhë madje kryeministri kishte premtuar një rezolutë që një herë në 6 muaj do raportonte në parlament për Çështjen Çame ne nuk jemi më në programin e kësaj mazhorance. Asnjë nga këta që i japin dorës e gojës për Çështjen Çame, nuk kanë shkruar asnjë rresht për të. Përtej kësaj, kryeministri e deklaroi vetë që e kam përdorur vetë Çështjen Çame për të rritur temperaturat dhe për ta ulur Greqinë në tryezë. Na u premtua që do zgjidhjen çështjet shqiptare me ato greke. Pra, ajo shqiptare ishte Çështja Çame dhe heqja e ligjit të luftës dhe na u premtua kjo gjë. Deri më sot pala shqiptare nuk ka marrë as heqjen e ligjit të luftës, as ngritjen e varrezave, as çështjen çame, por ka marrë vetëm vulën apostile. Ndërkohë pa një marrëveshje bilaterale përfundimtare ka lëshuar për Greqinë:

1-Bërjen e varrezave të ushtarëve grekë, e kishin paralajmëruar si vend pelegrinazhi dhe përplasjesh, sepse ka qenë kërkesë e kahershme e Greqisë dhe është te 6 pikat e Micotaqisit; mbjellja e Shqipërisë në kufijtë e Epirit me ushtarë imagjinarë. Kjo do bëhej shkak për pretendimet e Epirit dhe shkak për përplasje të mëdha si ajo e Kacifasit, ku praktikisht pamë që në jugun e Shqipërisë shteti shqiptar ka rënë.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

2-U bë një marrëveshje për toponimet vetëm për 800 shqiptarë pleq që kishin lindur në Çamëri. Sot me fakte jua jap, ata janë detyruar të ndërrojnë dhe vendlindjen e tyre në pasaportë. U bë një ligj për minoritetet ku Shqipëria doli me 9 minoritete dhe u hoq për herë të parë koncepti i zonave minoritare siç ka qenë që në kohën e Zogut që Shqipëria i ka njohur Finiqi dhe Dropulli. Sot pra kujtdo që t’i teket edhe në Kukës e Tropojë mund të dalin disa edhe po dolën në kufijtë e 20 për qindëshit që është tentimi i radhës me censusin e radhës, beteja që kemi bërë para 10 vitesh dhe ne do ta bëjmë prapë, për të nxjerrë shumica të pakicave në zona të caktuara dhe për të bërë diskriminim.

Përsa i përket ndryshimit të në politikën e fqinjëve që Çështja Çame të hyjë drejt zgjidhjes, kryetari i PDIU–së thotë:

Shpëtim Idrizi: Greqia është e qartë në politikën e saj prej 100 vjetësh për Vorio Epirin. Ndërkohë Shqipëria nuk bëri asgjë për çështjen çame. Kërkuam për reciprocitet të bëheshin varrezat e shqiptarëve çamë që dergjen në autostrada, rrugë e shtëpia që ne i njohim. Unë e kuptoj për politikën greke këta ushtarë që ranë për Epirin vlejnë shumë, por politikën shqiptare vlejnë po aq pleq, gra e fëmijë që nuk u vranë në luftë, por u masakruan. Kemi kërkuar që si Greqia ka konsullatë në Gjirokastër e nga mos kishte një konsullatë edhe në zonën e Çamërisë. Ndërkohë që ne kërkonim të avanconim në këto gjëra dhe kjo qeveri kishte bërtitur në 4-vjetëshin e kaluar, ndonjëherë dhe më shumë se sa ne, u ndodhën dhe në një diskutim të paprecedentë edhe për emrin e Çamërisë. Pra, jo vetëm që u përzu nga koalicioni PDIU-ja dhe ju vodhën mandatet e saj që ne mos të ishim në parlament, por nga krahu tjetër u shit edhe çështja e shqiptarëve të Çamërisë dhe këtu ishte qëllimi. Sigurisht që në këto kushte as PS-ja donte bashkëpunim me ne dhe as ne mund të bashkëpunonim ndonjë bashkëpunim me PS-në që edhe pushtetin e kishte të gjithin për vete, madje u hoqën vazhdimisht funksionarë të PDIU-së madje-madje vazhdoi loja për të futur duart brenda PDIU-së, se ndërkohë që hiqeshin ata pak që ishin në punë, merreshin disa të tjerë dhe bëheshin drejtora të rëndësishëm, a thua iu mbaruan njerëzit e saj Rilindjes për drejtora. E gjithë kjo sigurisht që e vendoste PDIU-në në një moment shumë delikat, ku ne duhet të ruanim performancën dhe forcën e PDIU-së. Kemi ngritur zërin jo vetëm për çështjen çame, por për të qenë një parti politike reale. Kemi kapjen në ekonomi, kapje të pushteteve, krimin e organizuar, kanabizimin e vendit etj. Në shtator dhe jo para 4 ditësh, firmosëm një marrëveshje me PD-në për koalicion vetëm me PD-në, ku Çështja Çame është ndër pikat kryesore, është hera e parë për marrëveshjen tonë të shkruar, edhe me Berishën dhe me Ramën nuk pranonin të nënshkruanin marrëveshje. Duket si një afilacion më i natyrshëm për shkak të antikomunizmit etj., një habitat më i natyrshëm djathtas të PDIU-së dhe sigurisht në këtë dinamikë erdhëm në atë marrëveshje. Kemi parë këto ditë që të gjithë këta të shtyrë nga propaganda e ‘Komitetit Qendror’ i kanë dhënë dorës e gojës për Çështjen Çame që ne kemi bërë koalicion me Vangjel Dulen. E theksoj prapë se ne kemi bërë marrëveshje vetëm me Partinë Demokratike. Madje-madje, nëse do bënim më PS-në koalicion, e para do të na akuzoni që po bëjmë marrëveshje me ata që e shitën çështjen çame, por aty ndodhet edhe partia e minoritetit grek MEGA. Po ndodhet edhe Partia Komuniste atje, ndodhet edhe Partia e Punës. Do na thonin si e bënë prapë me këta… Ne s’kemi asnjë raport me Dulen. Problem për ne mbetet “Dulja i madh” (Rama). Ndërkohë që ju e keni parë që brenda koalicionit tonë është formësuar një bashkim tjetër ku është PPDNJ, Partia Republikane dhe Demokristianët dhe PDIU-ja nuk është. Me këtë dua të garantoj se nuk kam qenë dhe as do të jem ndonjëherë jo me Dulen, por me çdo njeri që është kundra interesit të shqiptarëve. Kam një pyetje natyrshëm për të gjithë këta ushtarë… Kur PPDNJ bën marrëveshje me PD, PS, LSI, PR, PAA, PDK, LZHK, PSD etj., këta s’qenkan antikombëtarë? Çështja Çame është e të gjithëve, prandaj e them të gjithë juve që bëni të “merakosurin” për çështjen çame, asnjë rresht nuk keni shkruar për të. Rrini të qetë se PDIU-ja ka marrëveshje vetëm me PD-në dhe do të jetë parti që jo vetëm për çështjen çame, por për çdo çështje që prek shqiptarët do jemi në krahun e duhur.

Na është irrituar Dashi i Havasë dhe Bazi i lali Erit… epo, kjo pikë e zezë!

Etiketa: Çeshtja çamekryetar i PDIUllapaqenëtopozitePDIUPropaganda e RilindjesRilindjaShpetim Idrizi

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
I përjashtuari i PS/ Gjetani: Administrata e Kurbinit “peshqesh” për mercenarët e Rilindjes!

I përjashtuari i PS/ Gjetani: Administrata e Kurbinit “peshqesh” për mercenarët e Rilindjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com