• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon BDI: Ja pse e nxori pistoletën i riu shqiptar në Shkup

23:11 | 06/07/2022
në Kosove Rajon
0

Prej disa ditësh “propozimi francez”, një nismë e Presidentit Emanuel Macron për të zhbllokuar rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut nga vetoja bullgare, ka ndezur në “flakë” rrugët dhe sheshet kryesore në Shkup. Edhe mbrëmjen e sotme u regjistruan përplasje midis protestuesve dhe policisë, por sipas medias maqedonase Zhurnal.mk, një incident i madh ndëretnik është shmangur nga policia para qendrës tregtare “Mavrovasja” në lagjet shqiptare të Shkupit.

Incidenti nisi kur protestuesit pasi kaluan nënkalimin tek sheshi “Skënderbej”, janë goditur me shishe dhe drunj nga një grup shqiptarësh.

Lexo edhe

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Gjithashtu janë regjistruar përleshje e konfrontime fizike, ndërsa dyshohet se përplasja ka nisur pas thirrjeve raciste nga protestuesit maqedonas, nga grupi i të cilëve dëgjoheshin thirrjet e famshme diskriminuese ‘Shiptari’.

Pas shumë minutash luftë verbale, grupi i protestuesve maqedonas vazhdoi më tej tubimin drejt Ministrisë së Jashtme dhe Kuvendit në Shkup, por ka qenë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që i ka hedhur benzinë zjarrit.

Ai ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet një person me pistoletë në dorë, që sipas tij ka tentuar ta vrasë gjatë incidentit në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Mickoski ka kërkuar nga Ministria e Brendshme dhe ministri Spasovski që të veprojnë dhe të arrestohet ky person, ndërsa më pas policia ka bërë me dije se gjatë incidentit të përmendur më sipër u regjistruan vërtetë të shtëna armësh.

Për vetëm pak kohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e një aktivisti të Aleancës, i cili shihet edhe në foton e bërë në Çarshinë e vjetër të Shkupit. I riu shqiptar shihet me pistoletë në dorë, duke u përballur me huliganët maqedonas të cilët hynë në Çarshi dhe shkatërruan me sende të forta lokalet dhe veturat për rreth.

Ndërkohë, BDI përmes një komunikate me shkrim thotë se dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë maqedonase, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sipas tyre, sonte në sheshin “Skënderbeu në Shkup.

“Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre. Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup. BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta. Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën” thuhet në reagimin e BDI-së.

 

Etiketa: BDIi riupistoletaShkupshqiptar

Të Lidhura

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

nga 27
17:17 | 09/03/2023
0

Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Serbi, në një pikë karburanti. Dy...

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

nga 27
20:57 | 08/03/2023
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Z.A, që dyshohet për krime lufte kundër...

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

nga 27
19:01 | 08/03/2023
0

Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit në një kafene në Nea Joni, më 21 shkurt, pas identifikimit...

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

nga 27
19:33 | 07/03/2023
0

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Përmes ndezjes së flakadanëve u...

Para
3 vatra aktive në Elbasan, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj

U shkrumbuan 100 hektarë pyje, vihen në kontroll flakët në Krastë të Krujës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patenta 850 mijë? Blendi Gonxhe nuk tërhiqet –

Patenta 850 mijë? Blendi Gonxhe nuk tërhiqet –

22:33 | 21/03/2023
lajmi fundit

Spanjolli humb jetën në hotelin në Divjakë, dyshimet e policisë –

22:29 | 21/03/2023
Rama ngre zërin kundër Sekretarit të OKB: Jep sqarime –

Rama ngre zërin kundër Sekretarit të OKB: Jep sqarime –

22:25 | 21/03/2023
Ja pse shënoj shumë gola –

Ja pse shënoj shumë gola –

22:21 | 21/03/2023
Unë luftën e bëra –

Unë nuk luaj me … –

22:11 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Patenta 850 mijë? Blendi Gonxhe nuk tërhiqet –
  • Spanjolli humb jetën në hotelin në Divjakë, dyshimet e policisë –
  • Rama ngre zërin kundër Sekretarit të OKB: Jep sqarime –
  • Ja pse shënoj shumë gola –
  • Unë nuk luaj me … –
  • Psikologu shpjegon ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patenta 850 mijë? Blendi Gonxhe nuk tërhiqet –
  • Spanjolli humb jetën në hotelin në Divjakë, dyshimet e policisë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com