Raporti i Reporterëve pa Kufij: Liria e shtypit në Shqipëri kërcënohet edhe nga Covid – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i Reporterëve pa Kufij: Liria e shtypit në Shqipëri kërcënohet edhe nga Covid

21:05 | 20/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në disa vende, përfshi dhe Shqipërinë, liria e mediave është përkeqësuar sipas organizatës Reporterët pa Kufij. Kërcënim për lirinë e shtypit është tani edhe pandemia COVID-19.

Situata globale e lirisë së shtypit për vitin 2019 ka mbetur pak a shumë e pandryshuar, dhe treguesi global i lirisë së shtypit tregon një përmirësim minimal sipas Indeksit të Lirisë së Medias në botë të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.

Nga njëra anë, ka pasur pra përmirësime në vende si Malajzia, Etiopia apo Gambia, ku ndryshimet demokratike janë shoqëruar me reforma. Por nga ana tjetër ka pasur edhe përkeqësime, për shembull në Haiti ose Benin, Algjeri ose Irak.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Në Bashkimin Europian, Bullgaria është vendi që është renditur më keq për lirinë e shtypit. Referenti për lirinë e shtypit, Christoph Dreyer në bisedë me Deutsche Wellen, thotë se, “problemi më i madh për lirinë e shtypit në Bullgari janë lidhjet e ngushta mes pronësisë së medias dhe politikës. Disa pak sipërmarrje zotërojnë pjesën më të madhe të medias dhe përcaktojnë politikën redaksionale në bashkëpunim të ngushtë me politikane e politikanë në vend.”

Shqipëria bie me dy vende

Edhe Shqipëria ka rënë me dy vende në Indeksin e Lirisë së Medias në botë. Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që sipas organizatës Reporterët pa Kufij kanë çuar në përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri. Për vitin 2019 ajo renditet e 84-ta nga 180 vende.

Ndër problemet e tjera renditet fakti që autoritetet e vendit kanë dështuar në zbardhjen dhe dënimin e sulmeve fizike dhe kërcënimeve serioze ndaj gazetarëve.

Liria e mediave dhe negociatat me BE-në

Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Liria e mediave luan një rol kyç në negociatat e pranimit në BE, tha për DW referenti për mediat i organizatës Reporterët pa Kufij, Christoph Dreyer. ”Liria e mediave është një aspekt i rëndësishëm i vlerave thelbësore të BE-së. Në negociatat e pranimit me këto vende BE-ja duhet të këmbëngulë në mënyrë rigoroze që në këtë fushë të ndërmerren reforma të vërteta dhe që kjo reformë të mbesë në statusin e premtimeve të mjegullta. Do të ishte fatale nëse BE nuk do të përfitonte prej negociatave të aëtarësimit që në këto vende të ketë përmirësime thelbësore në lirinë e shtypit.

COVID-19 dhe liria e medias

A përbën pandemia COVID-19 kërcënim për lirinë e shtypit për shkak të ligjeve dhe masave të reja kufizuese, apo është më tepër një mundësi për qeveritë dhe publikun që të kuptojnë më mirë se pse gazetaria e pavarur dhe informuese është thelbësore për shoqërinë? “Pandemia grumbullon dhe forcon si lupë tendencat ekzistuese në shumë vende – dhe për fat të keq, mbi të gjitha, ato negative. Pandemia u jep regjimeve shtypëse si në Kinë, Iran apo Egjipt një pretekst për të goditur raportimet kritike. Për ta, virusi korona është si të thuash terrorizmi i ri: pra një argument që mund të përdoret për të shtypur çdo qëndrim kundërshtues ose kritik, pa pasur nevojë për t’u justifikuar shumë në arenën ndërkombëtare. Madje edhe në një vend të BE si Hungaria, kjo po ndodh në një mënyrë shumë të frikshme.

Etiketa: COVID-19kufizimliria e mediasRaportiShqiperi

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Taksa e Rrugës së Kombit/ Edi Rama Berat Buzhalës: Ty do të ta vija 10 euro kalimin… je i pasur ti (film)

Kush fiton të dielën? Berat Buzhala: Shpresojmë që të mos deformohet vota. Diversioni i Vuçiç dhe kufijtë (film)

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com