Raporti i njeriut me hakmarrjen… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i njeriut me hakmarrjen…

13:30 | 03/12/2021
në Kryesore
0

Nga Ermal Mulosmani

Mero Marazi (1)

Dostojevski përshkruan në një nga librat e tij raportin e njeriut me hakmarrjen.

Read more

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –

Sipas tij, (po e them me fjalët e mia tani) vorbulla ku përfshihet hakmarrësi është totale, gjithpërfshirëse. Dalngadalë, të gjitha interesat e tjera njerëzore përpihen nga kuçedra e hakmarrjes. Vrundujt që të kaplojnë në pritje të çastit të hakmarrjes, errjet e syve kur kujton krimin e gjakësit apo fyerjen e pakapërdishme janë të pakrahasueshme me diçka tjetër. Njeriu është si në ethe në pritje të aktit final. Bën plane, fantazon skenën e hakmarrjes, fytyrën e gjakësit, sytë e tij, ëndërron vështrimin lutës në çastin final. Gjithë jeta e tij është një pritje për atë çast. Kjo gjendje psikologjike tejet e ngarkuar është një arsye e fortë e tij për të jetuar, ai është një vrasës pasionant, përplot adrenalinë, aspak gjakftohtë apo i arsyeshëm. Ai nuk i lë vetes asnjë kohë të mendojë si njeri i lirë, i pavarur nga gjakësi. Gjakësi kthehet në qendrën e jetës së tij dhe xanxa e hakmarrjes tejkalon edhe nevojat fizike, gjumin e deri edhe ushqimin.
Drama e tij e madhe është momenti kur qëllimi arrihet, gjakësi vritet! E nesërmja e vrasjes e gjen vrasësin në boshllëk total. Ai nuk ka më subjektin e jetës, burimin e gjithë adrenalinës dhe motivit të jetës së tij!

Ndoshta është ky boshllëk që e kthen atë në vrasës serial.

Dostojevskit i takon gjithashtu edhe thënia sipas së cilës lumturia njerëzore është rruga dhe jo destinacioni. “Kolombi ishte i lumtur rrugës drejt zbulimit të Amerikës jo në cak të tij. Kur caku erdhi lumturia mbaroi”.

Milan Kundera, nga ana tjetër, te Shakaja e trajton gjerë e gjatë urrejtjen dhe e përkufizon pak a shumë : “Qerthulli i urrejtjes është se e kthen subjektin e saj në kryefjalë të jetës tënde. Padashur ti kupton se jeta jote pa atë urrejtje është e zbrazët, bosh dhe depresive.”

********

Mero Baze është një nga zërat më të fortë të publicistikës shqiptare në 30 vitet e fundit. Aftësia unikale e tij për tu fokusuar në pikat më të dobëta të e kundërshtarit, stili i tij me fjali të thjeshta por me një cinizëm të rrallë e mjaft komunikues me publikun, bën që shkrimet e tij të gjejnë lexues të shumtë. Ata që nuk e lexojnë thjesht nuk i përballojnë të vërtetat e tij therëse dhe zgjedhin ta shajnë pa e lexuar duke pranuar inferioritetin e tyre.

Unë hyj në ata që e lexojnë sistematikisht Meron. Mero lexohet shumë kollaj, qoftë duke bërë muhabet apo duke parë ndeshje, mendimet që shpreh janë të thjeshta, të nivelit bazik që arrin të komunikojë kollaj me çdo të arsimuar me 6 klasë fillore. Edhe cinizmi i tij, batutat ao humori janë në të njëjtin nivel. Është pikërisht kjo lehtësia monumentale e stilit, kjo shmangie e rëndesës në komunikim që e veçon Meron nga shumica e gazetarëve të tjerë. Fundja prandaj edhe ka shumë lexues. Shto këtu edhe vrerin e derdhur në doza të larta, në çdo rresht, dhe lexuesi joshet deri në mezipritje. Ushtria e tij e ndjekësve pasi merr ushqimin di si ta mbllaçisë në grazhdin e komenteve që e masakrojnë prenë e Meros.

Problemi më i madh i Meros tash 14 vjet është marrja e tij peng nga Sali Berisha. Për arsye që vetëm ata i dinë, Mero dhe Berisha u ndanë pak kohë pas marrjes së mandatit të dytë të Berishës në 2005-ën. Ndikimi i Berishës nga Baze i asaj kohe, tejkalonte çdo qeveritar, partiak apo mik të tij.

Thyerja do të ketë qenë e fortë, harrojeni këtu Borën dhe Donaldin. Se sa e fortë emocionalisht do të ketë qenë ajo lidhje e tregoi vendi që zuri Berisha në shkrimet e Meros. Dashuria nuk mund të zhduket, ajo thjesht transformohet…

Qysh nga ajo ditë e deri sot gjithë jeta e Bazes është e përpirë nga marazi për hakmarrje. Urrejtja që e përfshiu bëri të harrojë çfarëdo që kishte shkruar në të shkuarën, miqtë e përbashkët me Berishën, kauzat për të cilat kishin luftuar bashkë. U afrua me të gjithë kundërshtarët më të mëdhenj të tij, kërkoi fakte, prova, video. Gjuetia hakmarrëse e tij i ngjet pak atyre të hebrenjve për Adolf Aihmanin apo doktor Meëngelenë në vitet e pasluftës. Duke lënë mënjanë çdo lloj skrupulli moral ai nuk hezitonte të publikonte në shkrime fakte nga përvoja si kronikan i Berishës nëpër dreka, darka, takime zyrtare apo informale, me funksionarë, familjarë apo miq. Në shënjestrën e Meros ishte edhe gruaja, djali (sidomos djali), kushërinjtë, çdo njeri që vazhdonte të ishte në anën e Berishës akoma. Marazi e kishte përfshirë të tërin, saqë, nuk merrej më me asgjë tjetër. Ndër çdo 10 shkrime 9 kishin kryefjalë Berishën. Gjithë misioni i gazetarit për të zbuluar e thënë ato të vërteta që populli ka nevojë të dijë për qeverisjen e keqe u sfumuan nga vala e urrejtjes. Mero u konformua me gjithçka sepse Kryefjalë të jetës së tij, dashurinë më të madhe kishte Sali Berishën! Para pak kohësh, në një moment sinqeriteti bëri pohimin më të vërtetë të jetës së tij duke deklaruar:

“Dita që jam ndjerë më i realizuar në jetën time mbetet padiskutim 19 Maji i vitit 2021, kur gjithë beteja ime është shpërblyer me ndëshkim të përjetshëm ndaj një familjeje më kriminale të Shqipërisë, ku babai, gruaja dhe vajza u damkosën si hajdutë të parave publike, minues të demokracisë dhe shantazhues të drejtësisë në Shqipëri.” Shkrimi “Për Hitlerin tonë” date 22 Tetor 2021.

Pra, vini re. Dita që është ndjerë Mero më i realizuar nuk ka qenë fjala vjen një ngjarje në jetën e tij familjare apo edhe profesionale por në jetën e Sali Berishës. Aq shumë është projektuar egoja e tij tek Berisha saqë gëzimet apo fatkeqësitë e këtij të fundit kthehen në të kundërtën për Meron. Imagjinojeni sikur të marrë Partinë Demokratike dhe të rikthehet edhe njëherë siç ishte çfarë drame do përjetojë Mero i ngratë… Ëndrra e tij tani është arrestimi spektakolar i Berishës, dënimi i tij me burgim të përjetshëm, burgosja e familjarëve. Këto ëndrra ia tregon Frrok Çupit dhe ky i tregon si burime të sigurta….
Por nëse kjo ndodh vërtetë (arrestimi i Berishës) do të jetë edhe ashtu drama e Meros.
Aty pastaj dalim te rastet e Dostojevskit apo Kunderës…

Etiketa: Ermal MulosmaniFrrok ÇupiMero Baze

Të Lidhura

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

nga 27
15:00 | 14/01/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur sot shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Vendimi vjen një ditë...

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

nga 27
14:46 | 14/01/2026
0

Aksi rrugor Kamëz–Valias po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një sfidë serioze për qindra qytetarë që e përdorin...

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

nga 27
14:32 | 14/01/2026
0

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të...

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –

nga 27
14:10 | 14/01/2026
0

Pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ditën e djeshme (13 janar ), Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve...

Para
Malaj: Kuvendi vrapoi të më shkarkojë, tani nuk vjen në gjyq

Malaj: Jemi i vetmi vend ku ministrat e Financave gëzojnë kur marrin borxh

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

15:00 | 14/01/2026
Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

14:46 | 14/01/2026
Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

14:32 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –

14:10 | 14/01/2026
Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia –

Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia –

13:50 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –
  • Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –
  • Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –
  • U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –
  • Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia –
  • Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –
  • Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com