Ramacovid-19/ Si po e përdor Rama koronavirusin për t’u hakmarrë ndaj studentëve dhe pedagogëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ramacovid-19/ Si po e përdor Rama koronavirusin për t’u hakmarrë ndaj studentëve dhe pedagogëve

16:09 | 07/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Mark Marku

Urdhri i javës së shkuar i Ministrisë së Arsimit për kthimin e një pjese të studentëve në auditorë në fillim të qershorit dhe mungesa e një urdhri të dytë për zhvillimin e zgjedhjeve në universitete, tregojnë shumëçka për atë që po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri dhe për marrëdhënien që Kryeministri Edi Rama ka krijuar dhe do të ketë me universitetin. Mjafton t’i analizosh me hollësi dhe gjen në to gjithë filozofinë e një qeverisje, e cila i ka shpallur luftë prej vitesh universitetit, dijes, pedagogëve, studentëve. Gjithë dramën e një qeverisjeje katrahurë, që, po të mos ishte realiteti ynë i përditshëm, do të na bënte të shkuleshim gazit…

Urdhri i ministres Shahini shpreh së pari faktin sesi halucinacionet e Kryeministrit Rama shprazen mbi kolonat e shtetit ligjor, duke e shkërmoqur ditë pas dite. Sesi akti ligjor i një dite zhvlerëson dhe bie në kundërshtim me të gjitha aktet paraardhëse: me aktet e mëparshme të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi, si ai i distancës sociale, i ndalimit të grumbullimit me më shumë se pesë persona në çfarëdo lloj ambienti, i garantimit të masave sanitare etj., etj. Bie në kundërshtim me ligjin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 23 qershor, me ndryshimet e shumëkritikuara në Kodin Penal. Dhe është një urdhër i nxjerrë nga Rama, se ndryshe do na duhej të mendonim se Besa Shahini është ajo që urdhëron Ramën dhe jo e kundërta. Është një urdhër kundër të gjithë urdhrave dhe ligjeve të mëparshme të nxjerra për mbrojtjen e jetës të kërcënuar nga Covid-19. Pra, është një urdhër vdekjeje, nëse besojmë se urdhrat dhe ligjet e mëparshme janë bërë për të mbrojtur jetën. Urdhër për vdekjen e shtetit dhe të pedagogëve e studentëve njëkohësisht.

Read more

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Por ky urdhër legjitimon njëherësh edhe vdekjen e autonomisë dhe demokracisë universitare. Sepse ky urdhër legjitimon mbajtjen e zgjedhjeve në universitete. Këto zgjedhje u shtynë për shkak të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Ndërkohë që do të duhej, po për shkak të shtyrjes së kësaj gjendjeje deri më 23 qershor, që edhe zgjedhjet të shtyheshin të paktën deri një muaj pas kësaj date. Rama këtu godet me nxjerrjen e një urdhri dhe me mosnxjerrjen e një urdhri tjetër, i cili do të bënte shtyrjen e zgjedhjeve. Sepse edhe Kushtetuta e përmban mosmbajtjen e zgjedhjeve në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore. Zgjedhjet do të duhej të shtyheshin për të njëjtat arsye, që nuk duhej të hapej universiteti, pra, për të mbrojtur jetën e studentëve dhe pedagogëve, por jo vetëm. Zgjedhjet do të duhej të shtyheshin pasi që zgjedhjet të ishin të ligjshme, do të duhej që trupa zgjedhore, e gjithë trupa zgjedhore, të kishte kushte normale për të marrë pjesë në zgjedhje. Në rastin konkret 10% e trupës zgjedhore që përbëhet nga studentët është e përjashtuar nga zgjedhjet. Ata kanë 10% të votave për dekanët dhe rektorët, 10% të përfaqësimit në senate akademike, dhe ky 10% do të mungojë në zgjedhje. Shkurt, zgjedhjet janë ilegjitime.

Por lejimi i tyre në këto kushte ka edhe një objektiv, futjen e universitetit në një kolaps total dhe ndezjen e konflikteve mes grupimeve apo kandidatëve në këto zgjedhje. Ky kolaps dhe kjo kacafytje tashmë ka filluar dhe me siguri Rama nga Surreli fërkon duart. Duhet të jetë tepër i kënaqur teksa shikon konfliktin e elitës universitare, teksa shikon se si kanë rënë në kurthin e tij të amullisë ligjore, në padurimin e egos së pushtetit. Kështu e ka më të lehtë të ndërhyjë në konflikt dhe bashkë me diskreditimin e tyre në sytë e opinionit të përfitojë edhe kontrollin total të universiteteve shqiptare. Është trishtim i madh të shohësh se si kandidatët për postet drejtuese të universitetit nuk kanë as vetëdijen elementare të rrezikut, që i kanoset universitetit, pedagogëve, studentëve nga përfshirja e politikës në jetën e brendshme të universitetit. Kanë pak a shumë të njëjtën vetëdije që kishin feudalët shqiptarë të principatave të Arbërisë në kohën para pushtimit turk, ku, për shkak të inateve me njëri-tjetrin, e humbën të gjithë bashkë lirinë dhe u futën nën zgjedhën turke. Turku në këtë rast është Skënderbeu i Elisa Spiropalit. Le ta mendojnë pak se si do të ndihen nesër si të zgjedhur të një procesi të cenuar zgjedhjesh, me kosto humbjen e autonomisë akademike apo me kosto të tjera shumë më të rënda: me dhjetëra të infektuar nga COVID-19. A do ta mbanin dot peshën e një përgjegjësie të tillë para studentëve, pedagogëve dhe shoqërisë shqiptare?

Gjithkush mund të thotë, dhe e thotë këto ditë, po pse po ndodh kjo gjë në universitetet shqiptare, dhe a nuk është e mundur të gjenden zgjidhje që nuk rrezikojnë jetën e pedagogëve, studentëve dhe integritetin e zgjedhjeve në universitete? Natyrisht që ka. Të veprohet si në të gjitha shtetet e botës, ku edhe mësimi, edhe zgjedhjet, të zhvillohen pa rrezikuar as jetën e studentëve, as të pedagogëve, as autonominë dhe demokracinë universitare, pra, kur të jetë minimizuar ose zhdukur rreziku i Covid-19. Të veprohet siç po veprohet në të gjitha rastet e tjera edhe në Shqipëri, ku hapja mendohet të bëhet më e kontrolluar dhe më me pak rreziqe për qytetarët. Por Rama nuk e bën këtë dhe nuk do ta bëjë se ka hesape të vjetra me studentët dhe pedagogët. Janë ndër të paktët aktorë socialë që i janë kundërvënë pushtetit të tij absolut dhe janë përballur deri diku me të. Tashmë ka ardhur koha që ata të paguajnë për këtë, ka ardhur ora e hakmarrjes dhe hakmarrja e ka emrin Ramacovid-19.

Etiketa: COVID-19edi ramaKoronavirusiMark MarkuRamacovid-19

Të Lidhura

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

nga 27
08:35 | 23/04/2026
0

Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të transportit ajror ndërkombëtar...

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

nga 27
08:15 | 23/04/2026
0

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një...

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

nga 27
08:07 | 23/04/2026
0

Gjatë vizitës së djeshme në Athinë, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama tërhoqi sërish vëmendjen për veshjen...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
07:49 | 23/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Para
“Bujqësia në kolaps”, Basha propozime qeverisë: Ja prioritetet urgjente për përballimin e krizës

"Bujqësia në kolaps", Basha propozime qeverisë: Ja prioritetet urgjente për përballimin e krizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

08:35 | 23/04/2026
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

08:15 | 23/04/2026
Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

08:07 | 23/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

07:49 | 23/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

07:35 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –
  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –
  • Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –
  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com