E tha vetë i pari i qeverisë që e prekura e fundit është një grua në Durrës, e moshuar. Nëntë të prekurit e tjerë janë në Tiranë.
Kryeministri gjatë një deklarate për mediat në lidhje me masat e marra nga qeveria për koronavirusin, ka zbuluar detajet e reja në lidhje me gruan nga Durrësi.
“Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë e dy kontakte, e një kontakti të vetëm dhe një të afërti, djali, babai dhe me radhë 6 të tjerë, që janë kontakte jo aq të afërta sa brenda mureve të shtëpisë.
Dhe dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës, dhe një djalë në Tiranë.
Të gjitha rastet janë kontakte të importuara nga Italia”, tha Edi Rama.
Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...







